Sahiti jep dorëheqje të parevokueshme

Sporti

Sahiti jep dorëheqje të parevokueshme

Nga: Kemajl Goca, BOTA SOT Më: 14 janar 2011 Në ora: 13:19

Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (meshkujt), kampion në fuqi, mbetet pa kryetrajner. Skënder Sahiti dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetrajnerit.

“Në emrin tim falënderoj kryetarin e klubit, Izet Rushitin, Kryesinë, tifozët, hendbollistët për korrektësinë që kanë treguar ndaj meje. Për motivet e mija personale jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetrajnerit. Konsideroj se ky është një kontribut për të gjithë sportistët dhe udhëheqësit në të gjitha sportet, sikur ky imi (Kastriotit), të cilat kanë qenë të anashkaluar nga vet shteti dhe me mjete personale të tyre kanë kontribuar që unë të jem trajner i Kastriotit. Duke marrë parasysh problemet e tyre materiale jap dorëheqje me arsye që problemet e sportistit (sportistëve) të ardhmen të zgjidhen. Falënderoj gjithë hendbollin e Kosovës, për faktin se nuk kam mundësi të jap më shumë në këto rrethana të tanishme”, theksoi Sahiti.

Ish portieri i gjeneratës së artë që udhëhoqi në postin e trajnerit me mjaft sukses klubin ferizajas gjatë vjeshtës, duke e shpallur edhe nënkampion vjeshte, tha se nuk ka dhënë dorëheqje se ka pasur presion nga dikush. Sahiti tha se shpejti do të tregoi se ku do të vazhdojë karrierën si trajner. Në pyetjen drejtuar Sahitit se a ka gjasa të kthehet në Itali? Ai përgjigjet: “Të gjitha janë sekrete. Një herë kam dhënë dorëheqje të parevokueshme”.

Kastriotin edicionin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e dytë me 24 pikë dhe ka dy pikë më pak se Besa Famiglia kampione vjeshtore. Ferizajasit gjatë viti 2010 ishin pjesë edhe në garat evropiane përkatësisht në Kupën e EHF-it, ku ishin eliminuar nga skuadra Dudelange e Luksemburgut.

Sahiti sa e ka udhëhequr klubin ka arritur që përveç që të ngrit cilësinë e lojës, edhe t’i jap më shumë hapësirë të rinjve. Nuk duhet harruar se edhe fondin e hendbollistëve nuk e ka pasur aq të pasur, por në çdo ndeshje ka dëshmuar me klub lojëra të mira më përjashtim të humbjes befasuese nga skuadra e Prishtinës në Prishtinë.

Drejtuesve të klubit i mbetet tash të emërojnë trajnerin e ri, megjithëse nuk japin detaje se kush do të jetë pasardhës i Sahitit. Ferizajasit presin këto ditë të zgjedhin çështjen e trajnerit. A do të angazhojnë ndonjë trajner jashtë vendit apo do të bisedojmë me ndonjërin nga trajnerët e Kosovës, por edhe si opsion i mundshëm mund të jetë Fatmir Syla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat