Të habitur dhe të mërzitur!

Sporti

Të habitur dhe të mërzitur!

Nga: Kemajl Goca, BOTA SOT Më: 15 janar 2011 Në ora: 17:12

Skënder Sahiti me dorëheqje nga posti i kryetrajnerit nga zënë në pozicionin mat kryesinë e klubit të hendbollit Kastriotit të Ferizajt dhe në fakt përveç që habiten, edhe mërziten me një vendim të tillë të tij. Dorëheqja e tij as që është pritur, që sipas nënkryetarit të klubit, Lulzim Abazi, ai duhet me pasur një arsye shumë të fortë për të dhënë dorëheqje të parevokueshme. “As vet nuk po e kuptoi pse ka dhënë dorëheqje. Dorëheqjen e tij e kam lexuar në gazetën ‘Bota sot’ dhe mbetem i habitur me vendimin e tij. Nuk e di pse ka dhënë dorëheqje, sepse ka pasur të gjitha kushtet dhe asnjëherë nuk ia kemi vonuar pagën, por as presione nuk ka pasur për rezultate. Mirëpo, kryesia e klubit se shpejti do të mbajë mbledhjen dhe do të thërras trajnerin Skënder Sahitin që të kthehet në këtë post ose t’i tregoi arsyet e kësaj dorëheqjeje. Se kemi miratuar dorëheqjen e tij, për faktin se kemi qenë të kënaqur me punën e tij”, tha Abazi.

Në klubin kampion në fuqi nuk është problem tashmë vetëm trajneri, por edhe katër hendbollistë të talentuar nuk janë pjesë e saj shkaku i pakënaqësive, si Hamdi Salihu, Vlerëson Zherka, Florim Ibrahimi dhe Granit Sahiti. “Sigurisht se kanë gabuar ata dhe i kuptoj se janë të rinj. Nuk i kemi injoruar dhe as që kemi pasur tendenca të tilla. Është e vërtetë se shtatëshja e parë ka marrë paga dy ditë para tyre, për arsye se janë bazë e skuadrës, ndërsa ata i kemi ftuar pas dy ditëve, por e kanë refuzuar pagën. Përkundër kësaj, llogarisim në ta, se janë pionierë të klubit. Një fakt duhet treguar se Zherka, Salihu, Ibrahimi, nuk kanë qenë në listë të pagave, por si kryesi i kemi futur si një lloj burse dhe t’i stimulojmë si talent të kësaj loje. Asnjëherë nuk u kemi thënë se nuk jeni të nevojshëm, por kemi llogaritur në ta. Është fakt se ata nuk u janë përgjigjur trajnerit në ndeshjen me Besa Famiglin, por kanë gabuar. Duhet thënë se ishin pjesë e klubit edhe në ndeshjet ndërkombëtare kundër Dudelanges, me qëllim që të fitojnë sa më shumë përvojë. Trajneri Sahiti iu ka dhënë hapësirë të lojës me qëllim që të kaliten dhe të fitojnë besimin në vete. Iu kemi krijuar kushte dhe i trajtuam si të barabartë në klub. Megjithatë, presim të kthehen në përgatitjet që fillojnë tash, në të kundërtën jemi të detyruar të marrim masa ndëshkuese”, tha Abazi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat