Serbia na helmon legalisht me ushqimet e saj

Opinione

Serbia na helmon legalisht me ushqimet e saj

Më: 16 mars 2011 Në ora: 10:34

Ishte një lajm nga Sllovenia: Jaffa-cakes i Serbisë u ndalua atje nga inspektorati sanitar, për shkak se u konstatua se ambalazhi i keksit ishte radioaktiv. Kurse, radioaktiviteti ende stolisë raftet e vetëshërbimeve të qyteteve të Kosovës. Po të ishte vetëm ky. Prej ushqimit, e deri edhe te granitet e banjave që i importojmë nga Serbia janë radioaktive. Mos të flasim për “afate të skaduara” ushqimesh, të cilat “ripaketohen” në Kosovë, për t’i “fshirë” kështu “afatet e përdorimit”. Një tregtar serb me orgjinë shqiptare, doli para kamerave këto ditë, e tha “hiquni, Sllovenia po bën propagandë kundër Serbisë”. Tregtarët (po u thonë “biznesmen”) s’janë tjetër pos importues të prodhimeve të Serbisë në Kosovë, ata janë të njëjtët “ortakë” me Serbinë që para lufte, e të mos flasim gjatë luftës. Këta janë armiku i popullit, siç do të thoshte Ibzeni, këta janë helmuesit e popullit shqiptar, vegla në duart e Serbisë për ta kolonizuar Kosovën. Sipas një eksperti të ekonomisë, po të ndalohej importi i Kosovës nga Serbia, në Kosovë do të hapeshin mbi 50.000 vende të reja pune. Këta janë kolonizatorët e Serbisë që e kanë shndërruar Kosovën në treg të këtij shteti fashist, policist, barbar dhe paramilitar. Pse vetëm në botën shqiptare, fatkeqësitë tragjike janë karakteristike, dallojnë nga fatkeqësitë që e godasin botën tjetër bashkë me Kinën? Pse hesht ky popull? Lëre që hesht, por po të mos kishte nostalgji për prodhimet e Serbisë, ai nuk do t’i konsumonte ato. Populli shqiptar i Kosovës po infektohet dhe helmohet çdo ditë nga pak me prodhimet e kontaminuara të Serbisë. Po na vrasin shqiptarët “partnerë” të firmave të Serbisë. Vijnë nga doganat “1” dhe “31” kalojnë nëpërmjet uniformës higjienike të policisë së korruptuar ndërkombëtare (EULEX-it). “Pika 1. dhe 31. është e mbyllur për Republikën e Kosovës, por jo edhe për shqiptarët partnerë të Serbisë dhe policisë së saj kolonizuese ndërkombëtare. Çka po ndodhë kështu? Kur themi “fatkeqësitë elementare” ndodhin kudo në botë, por këto në Kosovë janë karakteristike. Karakteristike, sepse janë të konstruktuara me strategji politike të armiqve shekullor dhe shërbëtorëve shqiptarë të tyre. Neve na i hedhin mbeturinat e kimikalieve të kontaminuara nga një shtet i Evropës nëpër kufi të Malit të Zi, mbeturinat e helmuara i lënë mbi sipërfaqe toke si të ishin lodra “atraktive”, pasi që i joshën fëmijët dhe barinjtë të luajnë me to, neve na fundosën gomonet, anijet e vogla, fatkeqësitë permanente, për ne janë lajme rutinë në fund të kronikave televizive dhe të atyre “të zeza” në faqe shtypi, shpërthime, fatkeqësi me pasoja të rënda, humbje jetësh trafiku urban, djegie pyjesh, permanente është mungesa e ujit të pijshëm, na ndodh kontaminimi kancerogjen që derdhët mbi kokat tona nga oxhaqet e termocentraleve dhe privimi nga energjia elektrike… të gjitha këto janë karakteristikë e gjeografisë shqiptare. Popull i sabotuar, populli që edhe kur mbarojnë luftërat frontale, ato vazhdojnë të modifikuara si “luftëra speciale”. Kjo është një luftë speciale, një luftë psikologjike, një katastrofë humanitare, një hajm, një përpjekje e armiqve të shqiptarisë për ta penguar këtë vend dhe këtë popull të ngrihet në këmbë njëherë e përgjithmonë. Kur mbyllen dyert e kështjellës, dhe prapë aty shpërthen zjarri, armikun nuk duhet kërkuar jashtë muranave të larta, po aty diku krejt afër nesh, duke na vrarë përditë nga pak. Na vret dora e zezë shqiptare me armën e Serbisë. Tregtarët, pasanikët e luftës dhe të paqes, shumë prej tyre edhe parlamentarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat