Shqipëria, një nga burimet më të mëdha të naftës në Evropë

Opinione

Shqipëria, një nga burimet më të mëdha të naftës në Evropë

Nga: Vocus Press Release, Zvicër Më: 16 shtator 2009 Në ora: 12:03

Një nga burimet më të mëdha të naftës, me mbi 2 miliard fuçi ndodhet në Patoz Marinëz në Shqipëri. Por duket se, rezervat potenciale të vendit mund të jenë shumë më të mëdha. Një nga fushat më të mëdha të rezervave të naftës në botë pritet të jetë pikërisht në zemër të Europës. Ky lajm i mrekullueshëm erdhi në vitin 2007, kur një studim nga një firmë inxhinierike ndërkombëtare Gustavson & Associates, u bë publik, pasi u vunë re struktura gjigante naftëmbajtëse në veri të Patoz Marinzës. Inxhinierët thonë se, kjo zonë mund të mbajë një rezervë spektakolare prej 2.9 milion fuçi nafte e papërpunuar, një lajm i mirë ky për kompaninë zvicerane të naftës Manas Petrolium, e cila është aktualisht e listuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte shumë befasuese veçanërisht për investitorin, meqenëse kërkimet për naftë në Shqipëri ishin thuajse një çështje e mbyllur. Përmendi Shqipërinë një analist energjie dhe do të merrni një shikim qortues në këmbim, pavarësisht fushave naftëmbajtëse të vendit dhe një histori e gjatë nafte që shkon deri në kohën e Romës së lashtë.

Mbi të gjitha Europës i duhet një burim i qëndrueshëm nafte, por nga ku?

Rusia po bëhet e rrezikshme. Rebelët nigerianë kanë vënë në shënjestër eksportet. Prodhimi i saj në Detin e Veriut po bie dhe Lindja e Mesme zien nga konfliktet. Koha për Shqipërinë më në fund ka ardhur, meqenëse tashmë ajo është një vend demokratik pas 40 vitesh diktaturë komuniste. Shell Oil dhe Corparex-i i Francës kanë mbërritur të parat në vend. Ata kanë shpenzuar 25 milion dollarë për kërkime në fillim të viteve 1990, duke zbuluar struktura të thella me një potencial rezervash rreth 820 milion fuçi nafte.

Lajme të mira, kohë të vështira

Çmimi i naftës ra në 12 dollar për fuçi për shkak të shpërthimit të luftës në Kosovë dhe në Shqipëri nisi një rebelim i armatosur dhe të dy kompanitë u larguan nga vendi. Sot, të gjitha këto janë pjesë e historisë. Nafta e papërpunuar sot është 70 dollarë për fuçi dhe Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, në të cilin ekonomia po lulëzon. Zhvillimi i fushave naftëmbajtëse në Shqipëri tani po lëviz në drejtimin e duhur. Fusha me rezerva deri në 820 milion fuçi nafte tani kontrollohet nga Manas Petrolium, e cila mori aprovimin për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhjetorin e kaluar. Manas, tani ka një hapësirë prej 3 000 km katrorë në Shqipëri, por e gjithë kjo është vetëm maja e ajzbergut. Një strukturë tjetër gjigante me rezerva potenciale nafte është zbuluar tashmë. Gustavson, që këshillon Big Oil të Departamentit të Shtetit për Energjinë dhe IRS-në, e konsideron të ardhmen "mrekullisht të përcaktuar dhe virtualisht gati për shpime". Puna e Gustavson tregoi se, mund të bëhet fjalë për një potencial rezervash prej 2.9 milion fuçi nafte dhe 3 milion metër kub gaz natyral.

Lindja e një gjiganti kërkimi?

Manas Petrolium është një produkt i rënies së komunizmit dhe i shitjeve të mëdha që e pasuan atë. Mbi të gjitha studimet e pavarura amerikane dhe britanike vlerësojnë se, Manas tani ka rikuperuar ekuivalentin e rreth 4 miliard fuçive naftë në kategorinë e burimeve, duke marrë një total më shumë se 30 fuçi nga shpërndarja. Ndërsa ajo vazhdon të zhvillojë këtë gjigant, Manas ka potencialin të bëhet një nga kompanitë e naftës që rritet më shpejt në botë. Sigurisht, që kjo ndihmon kur je afër linjës frontale gjatë shitjeve më të lira në histori. Manas Petrolium po shfrytëzon dhe zhvillon fusha gjigante naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse në pesë vende të ndryshme me një hapërirë prej miliona hektarësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat