Në mbrojtje të tokave të Kosovës

Opinione

Në mbrojtje të tokave të Kosovës

Më: 1 nëntor 2009 Në ora: 15:38

Shoqata e Vëllazërisë Kosovë Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”duke qenë pjesë e Këshillit organizativ të protestës së banorëve të Dukagjinit që po shprehnin pakënaqësinë e tyre të thellë për vjedhjen e 5 kilometrave të tokës së Kosovës nga ana e Malit të Zi, ka organizuar takime me OJQ-të më aktive në komunën e Pejës e pastaj bashkë edhe me Këshillin Organizativ janë takuar edhe me përfaqësues dhe banorë të 24 fshatrave, që janë të goditura nga ky akt i njëanshëm i Malit të Zi. Shoqata e Vëllazërisë Kosovë Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, OJQ “Syri i Vizionit”, Lëvizja “Vetëvendosja” , Këshilli Regjional për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Shoqata e Zejtarëve të Pejës, fshatrat Srellc i Ulët e i Epërm me 2740 banorë, të 1800 banorët e Llukës së Epërme, 60 të Prapaçanit, 843 të Dubovikut, 621 të Krushecit, të 900 banorët e Lëbushës, 1800 të Rashiqit, 1225 të Irzniqit, 607 të Kralanit, 1534 të Gllogjanit, 1500 banorët e Loxhës, 1234 banorët e fshatit Raushiq, 600 banorët e Poçestës, 630 të Zabllaqit, 243 të Kliçinës, 721 të Dobërdolit dhe të gjithë banorët e fshatrave Radac, Albë e Madhe , Albë e Vogël , Fierzës e Kaliqanit dhe pjesa më madhe e banorëve të fshatit Baran janë pajtuar unanimisht që t’u dërgojnë letër të hapur alarmi institucioneve të Kosovës, të Malit të Zi dhe OJQ-ve e Shoqatave në Evropë e SHBA duke paralajmëruar se nëse nuk ngritet brenda një jave një komision ndërshtetëror dhe nuk merren hapa konkret për vënin e kufirit atje ku duhet dhe nëse nuk u kthehen tokat e vjedhura ata do të organizojnë protesta masovike me pjesëmarrjen e gjithë këtyre banorëve dhe anëtarëve të OJQ-ve më aktive të Pejës e Dukagjinit. Ata e shpallin të pabazë deklaratën e Drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veloviq se gjoja tabelat paralajmëruese janë vënë në territorin e Malit të Zi. “Keni rrëmbyer me mijëra hektarë të bjeshkëve e kullotave tona. Dokumentet që posedojmë dhe realiteti nëpër dekada e shekuj tregon se ku është kufiri i vërtetë. Shteti yt ka vjedhur kilometra të tokës së Kosovës dhe gjithë këtë nuk do ta lëmë në heshtje”, është porosi dhe reagim i banorëve të 24 fshatrave të Dukagjinit dhe i 5 OJQ-ve e Shoqatave më aktive të Pejës,lidhur me deklaratën e pa bazë e tendencioze të kryepolicit malazez Veloviq. Ata po ashtu kritikojnë reagimin e ngathët e të zbehtë të Drejtorit të Policisë së Kosovës , Sheremet Ahmeti lidhur me deklaratën e pabazuar të Veloviqit. Me këtë letër alarmojmë institucionet e të dy shteteve se protestat kaq masovike mund të përcillen edhe me ndonjë ekses eventual dhe për këtë përgjegjësinë do ta bartin këto institucione. Në këto takime Shoqata e Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” ka ngritur edhe çështjen e mohimit të të drejtave elementare në Malësi nga pushteti i Malit të Zi dhe për kërkesën legjitime të malësorëve për komunë të plotë. Banorët e të 24 fshatrave të Dukagjinit dhe anëtarët e 5 OJQ-ve më aktive të Pejës përkrahin angazhimet demokratike të OJQ-ve, subjekteve politike shqiptare, të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe”, Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, Fondit Humanitar “Malësia”, dhe Shoqatës “Dedë Gjon Luli” për realizimin e kësaj të drejte elementare për komunën e plotë, e drejtë kjo e garantuar edhe me nenin 113, paragrafi 2 e nenin 9 të Kushtetutës së Malit të Zi dhe me nenet e Kartës Evropiane për vetëqeverisjen Lokale, Dokumentin e miratuar në Mbledhjen e Dytë të Konferencës për Dimensionin Njerëzor të OSBE-së, Deklaratës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e pakicave kombëtare, të Rekomandimit 1201 të Kuvendnit të Parlamentit të këshillit të Evropës në vitin 1993 e shumë dokumente të tjera ndërkombëtare. I kujtojmë Malit të Zi se masa më e saktë e demokratizimit të një vendi është sa respektohen të drejtat legjitime të pakicave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat