Gazetarët e protestës, shpifës e gënjeshtarë

Opinione

Gazetarët e protestës, shpifës e gënjeshtarë

Nga: Beqir Sina Më: 6 nëntor 2009 Në ora: 15:58

Pasi, Tirana në të njëjtin vend, nga të njëjtit njerëz, nga i njëjti motiv, kaloi me mitingjet partiake, si gjatë fushatës ashtu edhe gjatë bojkotit, nga humbësi Edi Rama, doli dje në bulevardin “Nënë Tereza”, që të shfrytëzojnë rrahjen e Mero Bazes, nga dy rojet e biznesmenit Rezart Taçi, për t’ia arritur qëllimit të tij në denigrimin e imazhit të vendit, në sytë e ndërkombëtarëve. Sepse?! Shqipëria, mbajti zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në këto 18 vjet demokraci. E thënë më shqip, protesta e shfrytëzuar, dje i përshtatet më shumë shprehjes edhe të njërit prej protestuesve, në një blog interneti ku ai thotë se “kjo qeveri jo vetëm na i vodhi zgjedhjet - por tani si me Mero Bazen po na zhdëp edhe në hu”.

E kamufluar si një protestë ndaj fjalës së lirë, protesta e mesditës së djeshme pranë Kryeministrisë u organizua nga krerët e shoqatave të gazetarëve, të cilët jo vetëm në gazetat e televizionet e tyre, janë parë për çdo ditë në çfarëdolloj lajmi, të në ofrojnë vetëm e vetëm të keqen, duke e bërë zi e më zi lajmin që e lidhin vetëm me qeverinë, kryeministrin dhe familjen e tij. Dje para kryeministrisë në televizionet dhe fotot e gazetave, pamë fytyrat e atyre mbështetësve të fortë, që si gazetarë bënë gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe deri dje, po i japin pa ndërprerë mbështetjen mediatike dhe propagandistike kryetarit “mandatprerë” të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Por, ajo që më bëri përshtypje, dje, dhe që ende nuk arrijë ta kuptojë, ishte sepse u gjuajt me këpucë ndaj godinës së Kryeministrisë!? Një rast i rrallë dhe i paparë ndonjëherë në historinë e protestave të shqiptarëve, duke filluar qysh në kohën e Mbretit Zog, e natyrisht, deri dje. Gazetarët shqiptarë, dje, duke iu referuar një gazetari irakian, i cili u burgos për hedhjen e këpucës e tij ndaj ish-presidentit të SHBA Xhorxh W. Bush në dhjetor 2008, dje “gjuajtën me këpucë të vjetra Kryeministrinë”, shkruajnë sot disa gazeta shqiptare, të afërta me Edi Ramën.

Për, këtë arsye, nuk e di si është ndjerë ambasadori i SHBA-së në Tiranë përpara këtij paralelizmi, në të njëjtën kohë që Ambasada e SHBA-së e quajti në deklaratën e saj të menjëhershme: “Të papranueshme presionet ndaj medias duke theksuar se sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit”. “Të gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medias janë të papranueshme. Ambasada mbështet dënimin nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të këtij akti dhe përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari” thuhet në deklaratë.

Unë nuk mund të dëmtoj ndjenjën e gazetarëve shqiptarë që morën pjesë në këtë protestë që të solidarizohen me shokun e tyre Baze, dhe një grup njerëzish ende “të sëmurë” me nostalgjinë e regjimit të Enver Hoxhës, teksa e argumentojnë se kështu duhet luftuar kapitalizmi, dhe duhet gjuajtur me këpucë kapitalizmi, sipas zakoneve dhe traditave irakiane.

Por, gazetarët, të cilët kanë hedhur këpucët, dje, para ndërtesës së Kryeministrisë, mendoj se kanë keq - përdorur qasjen e tyre, duke u nisur nga një protestë kundra një biznesmeni, që ka zyra dhe vend për të protestuar, shkuan me motivin dhe bindjen e tyre, për të hedhur këpucë, duke shkelur në mënyrë flagrante edhe të drejtat e akreditimit, e statusit të tyre si gazetar, që në asnjë mënyrë nuk i lejon gazetarët dhe nuk u jep të drejtë atyre, “të hedhë çfarëdolloj sendi të fortë ndaj objekteve shtetërore, personaliteteve e njerëzve të ndryshëm” në shenjë proteste, e jo madje duke hedhur këpucë, duke imituar gazetarin irakian.

Unë do të jem i lumtur në qoftë se gazetarët që dolën dje në protestë të përkrahin Mero Bazen, dhe të gjuajnë me këpucë, e të mbajnë ato fjalime patetike plotësisht politike (si të Edi Ramës) të mos kenë qenë vërtet të shtyrë nga ndonjë parti e opozitës. Sepse ata, përveçse si gazetarë, dje dukeshin fare qartë e kuptoheshin fare lehtë, se po bënin hapur edhe fushat politike kundër qeverisë. Duke dalë në rrugë si opozitë... e jo si gazetarë të pavarur.

Deklaratat e Ylli Rakipit, Filip Çakulit, Aleksandër Çipës, Rezeart Xhaxhiut, Rudina Xhungës, Denis Mingës etj për mediat, në tubimin e “opozitës”, dje para Kryeministrisë, qartazi predikojnë nismën Rama të bojkotit dhe të protestave në rrugë, me rastin e paralajmërimeve donkishtoteske për protesta të këtilla në mbarë vendin, kundra qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Protesta e gazetarëve të medias së majtë në Shqipëri, veçse tregoi prapavijën e këtyre tubimeve “opozitare”, që ka paralajmëruar Edi Rama dhe Spartak Ngjela.

Andaj, mund të shtrohet pyetja se a nuk është ky manipulim politik me pjesën më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, dhe a nuk është ky keqpërdorim i këtyre tubimeve, si ky i rastit të Mero Bazes?! Në veçanti kur dihet fare mirë, se shumica dërrmuese e atyre gazetarëve u përkasin vetëm televizioneve, gazetave dhe mjeteve të tjera të informimit, që i shohim në çdo protestë përkrah kryetarit “mandatprerë” të Partisë

Socialiste Edi Ramës?! Si në Tiranë, Berat, Lushnje dhe Shkodër.

Nëse, deri më tash, para botës, në këto 18 vjet demokraci, jemi krenuar me një diçka të shkëlqyeshme që kemi përfituar nga demokracia dhe rënia e regjimit komunist, diçka e cila është për çdo lëvdatë dhe respekt, është media në vendin tonë, këto vitet e fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat