Vepronin rreth 50 mijë spiunë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë

Opinione

Vepronin rreth 50 mijë spiunë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë

Nga: Fehmi RAMADANI Më: 27 janar 2010 Në ora: 16:38

dhe e përgatitur për një proces të tillë të nxjerrjes së ligjit të lustrimit, kur dihet se ky vend njëherë për rreth 100 vjet ishte nën okupimin sllav, rreth 45 vjet e nënshtruar nga komunizmi jugosllav dhe një dekadë ishte nën protektorat ndërkombëtar? Po ashtu, për dallim nga vendet tjera të Evropës Qendrore e Lindore dhe ish-republikave jugosllave (të cilat më vonë u bënë shtete të pavarura), Kosova ishte një rast specifik, ishte një krahinë nën Serbi e Jugosllavi, ndaj saj zbatohej një politikë aparthejdi dhe në të zbatoheshin ligjet më diskriminuese në Evropë. Kosova ishte vendi i vetëm në Evropë që zbatoheshin ligjet çnjerëzore dhe kishte një trajtim të egër nga aparati sllavo-komunist. Shteti komunist jugosllav kishte mekanizma të fortë represiv si: OZNA, KOS, UDB, BIA, etj, të cilat ishin shërbime tepër jo humane, sidomos ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Për këtë më së miri tregon fakti i trajtimit çnjerëzor të rreth 800 mijë shqiptarëve të Kosovës, të cilët kishin kaluar nëpër duart e regjimit shtypës jugosllav. Ndërsa, gjatë periudhës së luftës së vitit 1997-1999, pothuajse e tërë popullata 2 milionëshe shqiptare e Kosovës ishte në shënjestër të dëbimit kolektiv, rreth 1 milionë ishin dëbuar nga Kosova, rreth 15 mijë ishin vrarë, rreth 120 mijë shtëpi ishin djegur, pra kishte një gjenocid të hapur dhe të paparë në historinë e Evropës moderne. Këto fakte nuk ishin karakteristikë e popujve tjerë, të cilët dolën nga komunizmi. Prandaj, edhe fillimi i procesit të lustrimit në Kosovë duhet të trajtohet si specifik për shkak të konditave të rënda.

Kushti tjetër mjaft specifik është se, edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet nga “çlirimi” i këtij vendi dhe dy vjet nga shpallja e Pavarësisë së saj, në Kosovë ende operojnë shërbimet sekrete serbe, bile kjo haptas është bërë e ditur në prononcimet e zyrtarëve të Beogradit, se pas largimit të forcave të tyre ushtarako-policore e paramilitare serbe, në këtë vend kishin lënë të veprojnë edhe 50 mijë spiunë dhe bashkëpunëtorë të tyre. Atëherë, vërtet shtrohet një dilemë e madhe; si do të funksionojë ky vend me kaq shumë spiunë, a do të ketë demokraci të shëndoshë dhe kohezion të brendshëm ky shtet në të ardhmen? Pastaj, si mund të shpjegohet fakti që një pjesë e këtyre struktura kriminale serbe ishin inkorporuar në administratën e UNMIK-ut, agjencive të ndryshme private, OJQ-të, por ishin infiltruar edhe nëpër disa organizma të ndryshëm politik? Sot e kësaj dite, një numër i tyre, ende gjendet nëpër detyra dhe funksione të larta publike e politike të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat