Kryeministria është e atyre që duan të jenë brenda mureve, jo e grevistëve

Opinione

Kryeministria është e atyre që duan të jenë brenda mureve, jo e grevistëve

Nga: Kastriot Shehdadi Më: 13 maj 2010 Në ora: 15:48

E kujt është policia shqiptare?! Tmerrimin urrejtës gjeografike të shprehur direkt e gjej tek përgjigja e kësaj pyetje retorike që doli pas denoncimit të deputetit nga rrethi i Korçës. Ishte Alfred Dalipi që në një media prestigjioze që në këtë rast është ekstremisht mbështetëse e Ramës dhe opozitës deklaron se “kemi bërë kallëzim penal pranë prokurorisë ndaj komandantit të forcave speciale, Ivzi Bushati, dhe drejtorit të Policisë së Korçës, Bernard Çaushaj për ushtrim dhune. Kërkojmë që prokuroria të hetojë këtë rast dhe të gjithë personat që kanë qenë të veshur, pasi nuk rezultojnë të jenë të policisë lokale, por të sjellë nga Veriu, të paktën për nga dialekti që flisnin. Urdhri për këtë ndërhyrje është marrë nga ministria”. Derisa ministria pranohet të jetë e shtetit për shkak të pretendimeve që kanë për pushtet, policia, ata veriorë, për përfaqësuesin ligjor jugor, nuk i përket policisë shqiptare pasi nuk flet dialektin apo nëndialektin e tij. Për logjikën e këtij deputeti, polic mund të jetë vetëm ai që flet përafërt leksikun e dashur për të, dhe policët duhet të jenë vetëm lokal, pavarësisht kërcënimeve tejet serioze që i bëhen paralizimit të jetës dhe provokimeve direkte jo vetëm politike por edhe qytetare me motivet e rrënjosura tek politika. Kreu i këtyre organizatorëve, Edi Rama, thotë se protestat janë të qeta dhe vetëm kur ka ndërhyrë policia ka pasur konfrontime. Lëre që nuk ka pasur paralajmërime me kohë për këso lloj protestash me bllokim të rrugëve nacionale, por edhe sikur të kishte sigurisht se nuk do merrnin miratimin nga policia pasi demokratike është edhe të pengosh bllokimet, konfrontimet, reagimet, apo Rama ka dëshirën të realizojë skenarin e tij me farsa dhe sajime për nxitje të qytetarëve, në këtë rast posaçërisht militantëve dhe përfituesve politik dhe financiar se gjoja policia po pengon pasi vepron sipas urdhrave nga pushteti i Saliut. Sikur të bëhej rotacioni dhe Rama të ishte kryeministër pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe po të mbronte qytetarët nga konfrontimet me qytetarët tjerë, po të mbronte policinë që do e kishte nën mbikëqyrje si kryeministër në konfrontime jo vetëm me militantë partiakë rival por edhe me struktura tjera përfituese apo dëshpëruese qofshin, unë do isha me Ramën, se do isha me shtetin. Sa për pushtetin, ka metoda të tjera të shumta për të bërë opozitën, pa krijuar nxitje fërkuese që askush nuk mund të sigurojë se nuk do ketë epilog viktima të mundshme, jo vetëm nga rrahjet fizike, por edhe deri me vdekje. Kujt do i konvenonte kjo? Politikës paralajmëruese që përmendin vitet 1996 dhe 1997?Vërtetë, Pandeli Majko në konfrontim me policinë në Korçë të rikthen në retrospektivë dhe të kujton ato vitet ku shumë qytetarë, të djathtë, të majtë, inferior, të pafajshëm...u vranë dhe ajo rrugë vrasëse, Majkon e uli në fronin e kryeqeveritarit? Do prapë pushtet me skenar të ngjashëm, por më të modifikuar?! Paralajmërimet për 14 majin, për protestën më masive të mbajtur ndonjëherë nga e majta të proklamuar që ditë më parë do ishin ligjore dhe normale si protestë sikur të mos fshiheshin edhe skenarë tjerë radikal jo vetëm kundër pushtetit aktual, por edhe skenarë tregues nga pyetja e nismës së këtij shkrimi që nënkupton edhe vet ksenofobinë! Rama, bllokimet e rrugëve i quan të qeta! Edhe sikur të ishin të paralajmëruara assesi nuk do ishin të qeta pasi rrugët nuk janë as të socialistëve, as të demokratëve por rrugët janë për qarkullim normal ndaj tregohet jonormaliteti psiqik i Ramës! Po sikur Ramës, në kohën kur të dilte nga bashkia, t’i dilnin disa veta para portës dhe ti bllokonin rrugën në heshtje por një heshtje shprehëse kundër tij politikisht dhe të shpreheshin me nervozë kundër hapjes së rrugës, ndihmën e kujt do kërkonte?! Sikur të reagonte policia për zhbllokimin e tij, cilat do ishin konstatimet, por jo ato konstatime çasti por institucionale! Ndërsa, Preç Zogaj që grevën e urisë të socialistëve e deklaroi si institucionin paralel përballë kryeministrisë deri më tani besoj se është treguar më konformist brenda zyrave se sa që ishte me popullin, qytetarët ndaj mund edhe të kuptohet ambicia e tij që grevistët dhe protestuesit, të shfrytëzuar apo të motivuar nga arsye të tyre racionale apo irracionale ta ridërgojnë tek zyrat sepse eksterieri i tij e do! Prandaj, mbyll shkrimin njëjtë si fillimin me një pyetje retorike, e kujt është kryeministria?! E protestuesve dhe grevistëve që manipulohen apo vërtetë ndjejnë se duhet protestuar në këtë mënyrë apo e atyre që këta i shohin si mekanizma për pretendimet e tyre?! Natyrisht, në këtë rast, e deklaruesve! Bile, edhe e atij që ishte një kohë ministër në qeverinë „Berisha 1“ dhe pasi u largua nga posti, për inate atë qeveri e kishte deklaruar si „qeveri islamike“! Qante bythën e tij, e jo qytetarët shqiptarë që duan qytetërim, liri në lëvizje! Është ky Nard Ndoka, që postin e kreut të demokristianëve e ka blerë dhe jo fituar me punë apo me imazh dhe që rivalët e tij brendapartiakë tanimë i ka edhe në qeverinë Berisha, me poste të ndryshme!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat