Presidenti Sejdiu shembull i respektimit të Kushtetutës

Opinione

Presidenti Sejdiu shembull i respektimit të Kushtetutës

Nga: Shkruan : Shkëmb MANAJ Më: 16 korrik 2010 Në ora: 15:37

Këto ditë, disa deputet të Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta dërgojnë në ‘’bankën e të akuzuarit’’ në Gjykatën Kushtetuese, Presidentin e Rpublikës se Kosovës dr. Fatmir Sejdiun me pretendimin se është duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës duke ushtruar njëkohësisht edhe poziten e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është për të ardhur keq se si disa deputet të Kuvendit të Kosovës, pastaj disa ''analistë me nam'' , tentuan ta paraqesin të parin e vendit si shkelës të Kushtetutës. Kam përshtypjen se këta deputet e ‘’analistë’’ nuk e kanë lexuar ose nuk e kanë apo nuk dojnë ta kuptojnë drejtë normën kushtetuese sa i përketë mosushtrimit të detyrave partiake të Presidentit të Republikës. Kushtetuta e Kosovës qartësisht thekson se Presidenti i vendit nuk duhet të ushtroj, e përseris ushtroj asnjë funksion në ndonjë parti politike. Se Presidenti Sejdiu është duke e ushtruar detyrën e tij konform Kushtetutës te Republikës së Kosovës, e vërtetojnë faktet që shtrihen në dy rrafshe :

Në rrafshin e parë, Presidenti Sejdiu nuk është duke ushtruar detyrën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, , sepse ai e ka ngrirë aktivitetin e tij politik në ushtrimin e mandatit si kryetar i LDK-së. Të ushtrosh detyrën do të thotë të veprosh. Ai madje nuk ka marrë dhe nuk merrë pjesë në asnjë takim të Kryesisë, të Këshillit të Përgjithshem dhe në asnjë fushatë parazgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhepse ka qënë dhe është i vetëdijshëm se mungesa e Tij si lider i pakontestueshëm i LDK-së i ka munguar shumë partisë në zgjedhjet e fundit lokale në vend. Atyre deputetëve dhe ‘’ analistëve me nam’’ qe po trumbetojnë poshtë e lartë se Presidenti po e shkel Kushtetutën, ua shtroj këto pyetje : cili nga liderët e partive tjera do të sakrifikonte partinë e tij për hirë të respektimit të Kushtetutës dhe të ruajtjës se stabilitetit politik dhe institucional që i duhet Kosovës si buka dhe uji ? A e dini Ju që Presidenti Sejdiu është qelësi i ruajtjës se stabilitetit politik dhe institucional në vend ?

Në rrafshin e dytë, asnjë vendim i Presidentit të Republikës nuk ka qenë i njëanshëm. Vendimet e dala nga Zyra e Presidentit Sejdiu kanë reflektuar unitetin e popullit të Kosovës dhe kjo udhëheqje e Tij deshmon se Ai është duke udhëhequr vendin në pajtim të plotë me Kushtetuten. Kam mendimin se edhe sikur Presidenti i vendit, në këtë përiudhë do te vinte nga shoqëria civile, nuk do të ishte në gjendje që të unifikonte popullin dhe institucionet e Kosovës dhe nuk do të mund të ushtronte nën gjithë këtë presion detyrat e Presidentit, sikur është duke i ushtruar Presidenti Sejdiu, i cili në këtë pozitë ka ardhur në përiudhen me të vështirë në historinë e Kosovës, pas vdekjes se Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe në fazën finale të vendosjes ndërkombëtare për fatin e Kosovës. Mirëpo, fal pjekurisë profesionale, politike e kombëtare, Presidenti Sejdiu u vu në krye të këtij procesi dhe ka qëndruar stoikisht në krye të dëtyres, në respektim të plotë të Kushtetutës për çka edhe vlerësohet si personaliteti publik më më ndikim në vend nga të gjitha sondazhet e organizuara në Kosovë. Duke qenë kështu, shtroj pyetjet si në vijim : kujt po i konvenon që të parin e vendit të paraqesë si shkelës të Kushtetutës, në kohën kur Kosova është duke u ballafaquar me procese të vështira të shtetndërtimit? A mos vallë dikush dëshiron që më çdo kusht ta paraqes para botës demokratike një pasqyrë që tregon se në nuk jemi në gjendje të bejmë shtet, sepse i pari i vendit nuk respekton Kushtetutën? Kush dëshiron një President tjetër që i përmbush interesat e grupeve dhe klaneve të caktuara, e jo një President si Sejdiu i cili mbi çdo grupacion , para vetes ka Kosovën dhe të ardhmën e saj evropiane ? Kujt nuk i duhet një President si Sejdiu i cili ka sakrifikuar shumë për të ruajtur unitetin gjithëpërfshirës në këto përiudha të vështira për vendin ? Përgjigja në këto pyetje është e thjeshtë : të gjithë atyre që nuk i dojnë proceset e mbara në Kosovë dhe mbi çdo interes kanë interesin e tyre personal, qoftë ai politiko-partiak apo material.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat