UNMIK-ut paguante serbët, por jo edhe punëtorët shqiptarë!

Ekonomi

UNMIK-ut paguante serbët, por jo edhe punëtorët shqiptarë!

Nga: Hysni Syla, BOTA SOT Më: 19 mars 2009 Në ora: 17:07

Ditë më parë, pesë vjet pasi që kanë bërë ankesë në lidhje me diskriminim që u është bërë atyre në raport me punëtorët serbë, punëtorët shqiptarë të Kombinatit “Trepça”, kanë marrë një përgjigje nga Institucioni i Ombudspersonit, ku janë ankuar se UNMIK-u, pas lufte ju ka dhënë një lloj page mujore punëtorëve serbë të kompleksit “Trepça”, përderisa kjo nuk është praktikuar edhe për punëtorët shqiptarë deri në vitin 2005. Drejtuesi sindikal në Kombinatin “Trepça”, Ramadan Ademi, i cili ka bërë ankesën në emër të pesë mijë punëtorëve në lidhje me këtë çështje, thotë se përgjigjen e kanë marrë ditë më parë, ku nëpërmjet një raporti të këtij institucioni konkludohet se UNMIK-u ka diskriminuar punëtorët shqiptarë. “Unë e kam bërë ankesën në vitin 2004, ku kam kërkuar që të ndërpritet diskriminimi në baza racore për punëtorët e “Trepçës”, meqë serbët merrnin një lloj asistence mujore prej vitit 2000, ndërsa shqiptarët nuk gëzonin një ndihmë të tillë”, tha ai. Sipas tij, në ankesë është kërkuar edhe kompensimi i pesë pagave për punëtorët e “Trepçës”, për vitin 1990, por kjo nuk është përmendur në raportin e Ombudspersonit. Ai thotë se për pikën që ka të bëj me diskriminim e punëtorëve shqiptarë në raport me ata serbë, në vitet e pasluftës nga UNMIK-u, është i kënaqur me konkluzat e nxjerra në raport. “Raporti konfirmon atë për të cilën ne jemi ankuar. Aty thuhet decidivisht se trajtimi jo i barabartë i punëtorëve serbë dhe shqiptarë kishte qenë i pabazë dhe në kundërshtim me Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj. Në raport ndër të tjera thuhet se nga viti 2000 punëtorët serbë marrin bursa mujore nga UNMIK-u dhe më vonë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, ndërsa punëtorët shqiptarë nuk e gëzonin këtë të drejtë”, sqaron Ademi. Sipas tij, për punëtorët shqiptarë tek në vitin 2005 është marrë vendimi që edhe atyre t’u ndihmohet me një lloj asistence mujore në emër të pensionit të parakohshëm. Në raportin e Ombudspersonit, thuhet se UNMIK-u nuk i ka trajtuar në mënyrë të barabartë punëtorët shqiptarë, andaj është e qartë se në këtë rast është bërë diskriminim etnik. Zyrtarët e zyrës rajonale të Omdubpersonit në Mitrovicë, konfirmojnë se ky është raport zyrtar i tyre. Ata nuk sqarojnë se kjo lëndë tashmë konsiderohet e mbyllur. Ndërsa enkas lidhur me rastin e punëtorëve të “Trepçës”, Kuvendit të Kosovës i rekomandohet që të kërkoj nga institucionet përkatëse që punëtorëve shqiptarë të “Trepçës”, t’u paguhet në mënyrë retroaktive shuma e të hollave të cilat i janë paguar punëtorëve serbë që nga viti 2000

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat