Tërmeti në Japoni ul çmimin e naftës

Ekonomi

Tërmeti në Japoni ul çmimin e naftës

Më: 11 mars 2011 Në ora: 19:22

Tërmeti në Japoni ka shkaktuar rënien e çmimeve të naftës nën 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në më shumë se një javë.

"Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë ndjeshëm pasi pjesë të konsiderueshme të rafinerive në Japoni janë mbyllur për shkak të tërmetit dhe cunamit", citon agjencia Reuters zyrtarët lokalë.

Japonia është njëra nga importueset më të mëdha të naftës në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat