Aeroporti i Prishtinës, 24 orë në funksion

Ekonomi

Aeroporti i Prishtinës, 24 orë në funksion

Më: 29 mars 2009 Në ora: 16:29

Vendimi për të punuar 24 orë është marrë nga ana e Menaxhmentit të ANP-së pas interesit të shfaqur nga ana e kompanive ajrore, analizave profesionale, teknike dhe financiare të cilat rezultuan pozitive për fluturime të sigurta në ANP, thuhet në komunikatën për media. Menaxhmenti i ANP mori vendimin për zgjatjen e orarit të fluturimeve në ANP në 24 orë, duke konsideruar këtë vendim si njërin nga vendimet më të rëndësishme të ANP-së në vitet e fundit dhe që përbën një hap të madh për kompaninë, zhvillimin e aviacionit civil si dhe për Kosovën në tërësi. Deri tani, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka punuar nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat