Fermerët kërkojnë përkrahje materiale nga qeveria

Ekonomi

Fermerët kërkojnë përkrahje materiale nga qeveria

Më: 30 mars 2009 Në ora: 16:21

Dhjetëra fermerë, prodhues të qumështit nga trevat të ndryshme të Kosovës dhe Ferizaj, protestuan të hënën për mungesë të subvencionimeve dhe çmimit të ulët të grumbullimit që po aplikohet nga përpunuesit e qumështit. Ata simbolikisht kanë derdhur disa litra qumësht në shenjë proteste, duke kërkuar nga kompetente një qasje ndryshe ndaj blegtorëve. Rafiz Haliti, kryetar i Shoqatës së Blegtorëve, tha se fermerët janë të pakënaqur me politikat e qeverisë ndaj këtij sektori të ekonomisë dhe çmimin e ultë të grumbullimit të qumështit dhe shpjegoi se ky çmim tashmë është barazuar me çmimin e ujit. Shoqata e Blegtorëve me këtë rast nga Qeveria e Kosovës kërkon përkrahje materiale me qëllim të ruajtjes së prodhimit vendor. "Kërkojmë nga qeveria subvencionimin me 0.5 euro cent për çdo litër qumësht, 100-200 euro për çdo hektarët të mbjellë si dhe subvencionimin në naftë", theksoi Haliti, për të shtuar se protesta nuk do të ndalën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat