Fillon ristrukturimi i PTK-së

Ekonomi

Fillon ristrukturimi i PTK-së

Më: 23 prill 2009 Në ora: 15:44

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) ka filluar me procesin e ristrukturimit të korporatës, duke emëruar një komision profesionistësh, të cilët po punojnë në mënyrë që ristrukturimi të fillojë të aplikohet sa më shpejt, ndërkohë Bordi i Drejtorëve tashmë ka aprovuar këtë proces. Ristrukturimi ka për qëllim që të ngritë efikasitetin e punës nëpër Njësitë e Biznesit dhe të sigurojë profitabilitet për të gjitha NJB-të, që janë në kuadër të PTK-së. Kryeshefi ekzekutiv Shyqyri Haxha dhe komisioni për ristrukturim, para punëtorëve të PTK-së, kanë shpjeguar të enjten detajisht procesin e ristrukturimit të korporatës dhe se çka pritet nga ky proces. Ai tha se me përfundimin e këtij procesi asnjë punëtor nuk do të humb punën, përkundrazi do të krijohen vende të reja punë dhe poste të reja menaxheriale. Sipas tij, me strukturën ekzistuese organizative, PTK. nuk mund të privatizohet, andaj ristrukturimi i PTK-së ka qenë më se i domosdoshëm. Kjo është hera e parë që ky proces po zhvillohet me kapacitete të brendshme, duke mos shpenzuar asnjë cent për tërë këtë proces, i cili është jetik për funksionimin e PTK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat