Investohen 1.3 milion euro

Ekonomi

Investohen 1.3 milion euro

Më: 23 prill 2009 Në ora: 20:35

Sipas drejtorit për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit, Abdullah Prebreza, këtë vit do të kryhen investime të drejtpërdrejta në Fushë-Kosovë. “Për shkak të imazhit tregtar dhe rëndësisë transite që ka qyteti, ka pasur investime nga Qeveria”, thotë Prebreza. Sipas tij, asfaltohen 7 kilometra të rrugëve sekondare, që lidhen me atë kryesore. Këto ditë në dalje të Fushë-Kosovës, ka filluar gjelbërimi i sipërfaqeve, me mbjelljen e fidanëve, ndërsa nga Fushë-Kosova deri në lumin Sitnicë, do të zbatohet projekti i rregullimit të përroskës në gjatësi prej 3.6 kilometra. “Janë edhe disa projekte me investime të pushtetit lokal, dhe që do të kushtojnë një milion e 352.927 euro”, thotë z.Prebreza.

H. T.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat