Elektrifikohet tuneli i Kalimashit

Ekonomi

Elektrifikohet tuneli i Kalimashit

Më: 17 maj 2009 Në ora: 20:47

Punimet në linjën e tensionit të lartë nga nënstacioni i Kalimashit deri te tuneli i autostradës, kanë bërë që rajoni i Kukësit të mbetet pa drita dje paradite. Një muaj më parë, në daljen e tunelit, ka nisur ndërtimi i nënstacionit elektrik dhe i linjës së tensionit të lartë 110 kV për furnizim të sigurt dhe permanent me energji elektrike të tunelit me dy galeri, si pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë. Linja e tensionit të lartë është marrë nga nënstacioni aktual i Kalimashit 8 kilometra larg dhe ku është ndërtuar linja me 27 shtylla metalike rreth 30 metra të larta. Projekti i linjës së këtij nënstacioni, që ka kushtuar rreth gjysmë milioni dollarë, është testuar dje paradite, ku me këtë rast është lënë pa energji i gjithë Rrethi i Kukësit për rreth pesë orë. Mendohet se pas një jave do të takohen dy kahet e tunelit, moment i cili do të shënojë fillimin e një epoke të re të infrastrukturës në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat