Eksporte shqiptare drejt SHBA, pa doganë

Ekonomi

Eksporte shqiptare drejt SHBA, pa doganë

Më: 25 korrik 2012 Në ora: 18:02

Nga një bashkëpunim i programit të USAID “Konkurrueshmëria e Bujqësisë Shqiptare” dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë një listë të gjate me produkte pa paguar taksë doganore në Amerike. Sipas zëvendës drejtori i Programit të Sistemit të përgjithshëm të preferencave pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Shqipëria ka hyrë në listën e 128 vendeve që mund të përfitojnë nga një sistem preferencial që eleminon taksën doganore. Ky sistem është një program preferencial që mundëson hyrjen pa dogana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për më shumë se 3,500 produkte nga 127 vende në zhvillim, përfshirë Shqipërinë.
Qëllimi kryesor i programit është rritja ekonomike që ju të gjeni interes për të zhvilluar tregun tuaj në territorin amerikan. Në të njëjtën kohë, kjo ul gjithashtu koston e bizneseve amerikane dhe konsumatorëve amerikanë. Shqipëria është një nga vendet që mund të përfitojë nga ky sistem dhe shumë produkte si perime dhe fruta të përpunuara, ujë mineral, bimë medicinale, erëza apo minerale e shumë të tjera që prodhohen dhe përpunohen në vend, janë në listën e produkteve që mund të eksportohen në Amerikë me trajtim preferencial.
Në vitin 2011, Shqipëria eksportoi në Shtetet e Bashkuara 26.5 milionë dollarë, nga të cilat 14.3 milionë dollarë ishin produkte që plotësonin kushtet e këtij programi dhe prej të cilave 13.5 milionë dollarë përfituan nga programi GSP. Përqindja e përdorimit të GSP për Shqipërinë është 94.5% kundrejt një mesatareje prej 70%. Taksat e kursyera për tregtinë prej 13.5 milionë dollarësh janë 275,000 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat