AAK-ja kundër vendimit për 'Kosova e re'

Ekonomi

AAK-ja kundër vendimit për 'Kosova e re'

Më: 16 korrik 2009 Në ora: 15:26

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës me shqetësim të madh ka përcjellë vendimin e Qeverisë së Kosovës, të 15 korrikut, 2009, për kushtet dhe kriteret e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë, në kuadër të Projektit “Kosova e Re”. AAK vlerëson që ky vendim ka mangësi të shumta procedurale, është shquar me një nguti dhe jotransparencë ndaj qytetarëve të Kosovë, me injorimin e plotë të rekomandimeve të komunitetit të ekspertëve të kësaj fushe, dhe për më shumë, në bazë të njohurive të para, nuk garanton që ndërtimi i “Kosovës së Re” do të ndihmojë, në mënyrë thelbësore, zhvillimin ekonomik të Kosovë. Qytetarëve të Kosovës dhe ekonomisë kosovare, u nevojitet një furnizim i pandërprerë me rrymë elektrike. AAK është e mendimit që vendimi i Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me Kornizën afatmesme të zhvillimit të sektorit energjetik, të miratuar në Kuvendin e Kosovës. AAK vlerëson që për këtë shkak, si dhe duke marrë parasysh rëndësinë kapitale të Projektit “Kosova e Re”, Kuvendi i Kosovës duhet të jetë autoriteti final i marrjes së vendimit për kushtet dhe kriteret e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë, në kuadër të Projektit “Kosova e Re”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat