Bëhet vlerësimi i segmentit të autostradës Vërmicë- Prizren

Ekonomi

Bëhet vlerësimi i segmentit të autostradës Vërmicë- Prizren

Nga: Myrfet Shasivari Më: 18 gusht 2009 Në ora: 18:01

Prizren, 18 gusht

Ndonëse çështja e fillimit të realizimit të megaprojektit rrugor të autostradës Morinë- Merdare, si pjesë e rrugës Durrës- Meradare, tanimë konsiderohet të jetë e vonuar, megjithatë, në komunën e Prizrenit, punët në këtë projekt, tanimë kanë filluar në terren. Në këtë kontekst, siç ka bërë të ditur drejtori për Planifikimi hapësinor dhe urbanizëm në KK të Prizrenit, z. Shani Berisha, një komision pesëanëtarësh, i konstituuar para do kohe, tanëmë ndodhet në terren për t'i mbledhë të dhënat e duhura, për të gjitha pronat; troje, ara, objekte të banuara, të pabanauara, ara të punueshme, lëndina e pyje, të cilat do të përshkohen nga segmenti i autostradës nga Vërmica, deri në Prizren, një gjatësi kjo prej 19 kilometrash. Sipas z. Berisha, të dhënat e kompletuara të këtij komisioni ekspertësh, do të adresohen në Minisrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, ku edhe do të bëhet vlerësimi definivitiv, për kompensimin e pronarëve. Me këtë rast, vlen të theksohet e dhëna, se qeveria e Kosovës, tanimë për realizimin e këtij segmenti rrugor, ka veçuar një shumë në vëllimin prej 55 milionë eurosh, e që konsiderohet të jetë faza fillestare e investimeve për realizimin e autostradës Vërmicë- Merdare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat