Protestë e banorëve të Ulqinit ndaj moskthimit të pronave në Valdanos

Ekonomi

Protestë e banorëve të Ulqinit ndaj moskthimit të pronave në Valdanos

Më: 20 gusht 2009 Në ora: 20:44

Disa qindra qytetarë të Ulqinit, në Mal të Zi, pronar të Gjirit te njohur të Valdanosit, protestuan mbrëmë duke kërkuar kthimin e pronës së tyre. Të mbështetur nga Shoqata e ullishtarëve të Ulqinit dhe Keshilli për kthimin e pronës, protestuesit paralajmëruan se do t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgur, nëse qeveria e Malit të Zi nuk anulon vendimin për nisjen e procedurave të privatizimit të Valdanosit. Gjiri i Valdanosit është një nga më të bukurit e bregdetit malazez, i njohur edhe për siperfaqet e mëdha me ullishta. Rreth 30 vite më parë, kjo zonë u konfiskua nga ish qeveria jugosllave me pretendimin për t'u shndërruar në një bazë ushtarake.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat