Mbahet seminari i VIII Mbarëkombëtar për Vreshtarinë

Ekonomi

Mbahet seminari i VIII Mbarëkombëtar për Vreshtarinë

Më: 3 tetor 2009 Në ora: 11:18

- Pjesëmarrës dhe ekspertë të vertarisë dhe vreshtarisë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vendet tjera kanë marrë pjesë në Seminarin e VIII Mbarëkombëtarë për vreshtarinë dhe verëtarinë e Kosovës që u mbajt në Rahovec, me ç’rast kanë prezentuar kumtesat e tyre përfaqësues nga këto vende që u cituan më lartë.

Në këtë seminar, Këshilltari i ministrit Idriz Vehapi z. Xhevat Lushi ka thënë se për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rurural objektiv kryesor mbetet rikonstruimi i sektorit agro-rural, me qëllim të nxitjes së sektorit të bujqësisë dhe krijimit të kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese që do të kontribuojnë në rritjen e mundësive për punësim, rritjen e të hyrave për banorët e zonave rurale, krijimin e një baze për zhvillim të idustrisë ushqimore dhe përpunuese.

Kosova, tha tutje Lushi, veçanërisht rajoni i Dukagjinit, pjesa jugore e tij, ka kushte shumë të përshtatshme agroekologjike për zhvillimin e vreshtarsië. Në MBPZHR gjatë këtyre viteve kemi arritur rezultate konrete në dhënien e kontributit në zhvillimin e vreshtarisë dhe vertarisë, duke shënuar progres në rritjen e sipërfaqeve me vreshta të reja. Vetëm gjatë këtij viti MBPZHR ka përkrahur 147 fermerë në ngritjen e 108 hektarëve me vreshta të reja, projekt ky që ka kushtuar 500.000 euro. Po ashtu, MBPZHR ka filluar që nga viti 2008 të implemetojë Projektin e Katastrit të Vreshtave .

Në fund janë ndarë edhe mirënjohje për ekspertët e kësaj fushe që kanë kontribuar me dekada në zhvillimin e vreshtarisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat