Brukseli përkrahë idenë e Gjermanisë për një Fond Monetar Evropian

Ekonomi

Brukseli përkrahë idenë e Gjermanisë për një Fond Monetar Evropian

Më: 8 mars 2010 Në ora: 15:16

Nisma e Gjermanisë për ngritjen e një Fondi Monetar Evropian, ka gjetur mbështetje edhe nga Komisioni i Bashkimit Evropian në Bruksel.Komisari për financat,Olli Rehn tha për gazetën "Financial Times Deutschland",se komisioni është gati për të propozuar një instrument të tillë që të ruajë mbështetjen e vendeve të Eurozonës. Aktualisht po punohet ngushtë për këtë çështje me Gjermaninë, Francën dhe vende të tjera të BE-së. Si reagim ndaj krizës së rëndë financiare në Greqi, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble kishte propozuar formimin e një instituti europian sipas modelit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, që do të kishte të drejta përkatëse për të ndërhyrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat