Qeveria e Shqipërisë vendos të ulë TVSH-në

Ekonomi

Qeveria e Shqipërisë vendos të ulë TVSH-në

Më: 2 mars 2009 Në ora: 14:32

Qeveria e Shqipërisë pritet të bëjë hapin e madh në politikat fiskale gjatë këtij viti, të cilat duket se, do të kulmojnë me uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Tatimi deri me tani i "paprekshëm" është përfshirë në procedura konsultimi nga grupet e interesit për një ulje të mundshme. Burimet zyrtare ne Ministrinë e Financave, pohuan për media të Tiranës se ende nuk ka një iniciative në këtë drejtim, por se interesimi nga të gjitha grupet e interesit është mjaft i madh.

Ndërkohë Zv/Ministri i Financave, Florian Mima ka pohuar skemën e uljes së TVSH-së. Ai është shprehur dje se, "brenda këtij mandati qeverisës do të keni lajme të reja për këtë pikë të programit qeverisës, që ka të bëjë me TVSH-në". Në fakt duke iu referuar programit afatmesëm makroekonomik dhe fiskal të qeverisë, të hartuar vitin që shkoi deri në vitin 2012 nuk parashikohet ulje e TVSH-së.

Por, në programin qeveritar kur Partia Demokratike mori pushtetin në vitin 2005, parashikohej një ulje e përgjithshme e TVSH-së në nivelin 17 për qind, ndërsa për artikuj të veçantë niveli i tatimit do të ishte deri në 6 për qind. Aktualisht niveli i TVSH-së është 20 për qind dhe është një tatim që e paguajnë konsumatorët, gjatë procesit se blerjës se mallrave. Me këtë nivel tarifor TVSH-ja në Shqipëri ka përqindjen më të lartë të taksimit në rajon. Mirëpo ulja e kësaj takse që ka kontributin me të madhe ne buxhetin e shtetit, nuk është lejuar deri me tani nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi ulja e saj mund të krijonte humbje të ardhurash në buxhet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat