Heqja e vizave ndikim pozitiv edhe për ekonominë

Ekonomi

Heqja e vizave ndikim pozitiv edhe për ekonominë

Më: 8 nëntor 2010 Në ora: 10:26

Ekspertët e ekonomisë, Artan Hoxha, drejtor i Institutit për Studime Bashkëkohore, Henri Çili, administrator i Universitetit Evropian te Tiranës dhe Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë, ndajnë të njëjtin mendim lidhur me efektet pozitive që do të japë liberalizimi i vizave në ekonominë e Shqipërisë, duke e vlerësuar këtë proces si një hap të rëndësishëm në çlirimin psikologjik të shqiptarëve për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe gradualisht integrimin e ekonomisë shqiptare me atë evropiane. Eksperti Hoxha thotë se “procesi i liberalizimit të vizave të Shqipërisë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shënojë një nga të drejtat më themelore, lirinë e lëvizjes”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat