Prerja ilegale e pyjeve, shqetësim shtetëror

Ekonomi

Prerja ilegale e pyjeve, shqetësim shtetëror

Nga: Albulena Neziri Më: 10 mars 2009 Në ora: 20:20

Prishtinë - Anëtarët e Komisionit kuvendor për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës vizituan sot Ministrinë e Bujqësisë me ç’rast ministri Idriz Vehapi i njoftoi ata për punën dhe aktivitetet e kësaj ministrie. “Ministria ka bërë përpjekje që t’i përmbush rekomandimet e dhëna nga Kuvendi, janë shtuar angazhimet dhe besoj që ia kemi arritur të përmbushim këto rekomandime”, tha ministri Vehapi. Në këtë takim u fol për aktivitetet ilegale të prerjes së pyjeve veçanërisht në komunën e Deçanit. Ministria nuk kanë pasur tender për prerje të rregullta të pyjeve. Ka pasur vetëm pastrim të pyjeve dhe kjo me vendim te Qeverisë. Rekomandim i dytë ka qenë që të përgatiten planet menaxhuese afatgjate të pyjeve të Kosovës. Për vitin 2009 ministria ka buxhet më të lartë sa i përket kësaj fushe, mirëpo për t’i realizuar planet menaxhuese për tërë sipërfaqen e pyjeve duhen miliona euro të cilat për fat keq nuk i ka ministria.

Rekomandim tjetër ka qenë që Qeveria të krijojë lehtësira doganore për importuesit potencial te drurit. Ministri përmendi edhe rekomandimin e fundit për shpejtimin e lëndëve në gjykata që ndërlidhen me dëmtimin e pyjeve. Muzafer Luma, shef i Agjencisë së Pyjeve, tha se është logjike se nëse shtohen aktivitet legale, zvogëlohen ato ilegale në aspektin e furnizimit me dru. Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, kanë debatuar për rekomandimet e bëra nga Ministria dhe i kanë dhënë përkrahje kësaj ministrie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat