Wikileaks do të publikojë dokumente të një banke të madhe

Ekonomi

Wikileaks do të publikojë dokumente të një banke të madhe

Më: 30 nëntor 2010 Në ora: 10:13

Pas publikimit të dokumenteve sekrete të Ministrisë së Jashtme amerikane, platforma e internetit Wikileaks paralajmëroi se do të publikojë në fillim të janarit dokumente të një banke të madhe amerikane.

Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, i tha revistës amerikane “Forbes”, se dokumentet paraqesin një pasqyrë të sjelljes së menaxhimit dhe tregojnë, praktika joetike si dhe shkelje të padëgjuara deri tani.

Të dielën Wikileaks publikoi 250 mijë dokumente sekrete të Ministrisë së Jashtme amerikane. Ato përmbanin edhe vlerësime dhe informata të ndjeshme për politikanët në mbarë botën.

Në platforma të ndryshme të internetit njoftohet edhe për shumë dokumente sekrete, që kanë të bëjnë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe vende të tjera të Evropës Juglindore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat