Emigrantët shqiptare në Durrës, bum aksidentesh

Financa

Emigrantët shqiptare në Durrës, bum aksidentesh

Më: 30 dhjetor 2008 Në ora: 11:59

migrantët tanë që punojnë në Greqi janë më problema tikë se ata të Italisë për sa i përket zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, duke qenë protagonistët kryesorë në aksidentet e ndodhura në këtë fundviti. Ata drejtojnë automjetet pasi kanë konsumuar pije alkoolike, parakalojnë në vende të ndaluara, parkojnë vend e pavend dhe nuk vendosin rripat e sigurimit. Policia e qarkullimit rrugor e Durrësit është ndeshur me një fluks të madh makinash, pasi pjesa më e madhe e automjeteve që vijnë nga jugu me destinacion Tiranën si dhe qytetet e veriut, preferojnë ta shmangin Krrabën për shkak të akullit dhe lëvizin në akset e Durrësit. Në këto kushte, policia e qarkullimit rrugor ka kaluar në regjim të përforcuar pune dhe ka vendosur një numër të madh gjobash të cilat llogariten në 200 të tilla për çdo ditë.

QARKULLIMI

Sipas drejtuesve të policisë rrugore, nëpër rrugët nacionale që kalojnë në Durrës (rrugëve të brendshme), çdo ditë qarkullojnë 30 mijë automjete. Ky numër është rritur, pasi edhe automjetet të cilat vijnë nga Greqia e që duhej të kalonin nga Kërraba me destinacion Tiranën apo qytetet e veriut, preferojnë rrugën nga Durrësi për të evituar akullin e Krrabës. Shefi i Qarkullimit Rrugor, Xhemal Lusha thotë se "janë një pjesë e mirë e emigrantëve të Greqisë ata që shkelin rëndë rregullat e qarkullimit rrugor dhe rezultojnë si shkaktarë të shumicës së aksidenteve që kanë ndodhur këto ditë". Ata lëvizin me shpejtësi, pasi kanë konsumuar pije alkoolike, parkojnë në vende të ndaluara, parakalojnë me shpejtësi dhe nuk vendosin rripa sigurimi.

POLICIA

Lusha pohon se Policia Rrugore ka kaluar në shërbim të përforcuar me qëllim shtimin e kontrollit për parandalimin e aksidenteve e vendosjen e normalitetit në qarkullim. Patrullat e policisë kanë vendosur në 8 ditë 1200 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Këto gjoba variojnë nga 1 mijë lekë deri në 5 mijë lekë. Gjatë këtyre ditëve, objekti i punës së policisë ka qenë shoqërimi i automjeteve jashtë territorit të Durrësit, si në hyrje ashtu dhe në dalje. Gjatë këtyre ditëve të rënduara në Durrës janë regjistruar, fatmirësisht, vetëm aksidente të konsideruara të lehta, pasi pasojë e tyre kanë qenë vetëm plagosje dhe dëmtime automjetesh. Policia ka evidentuar 37 aksidente me pasojë plagosje të lehta dhe 46 me dëmtime mjetesh. Pjesa më e vështirë dhe më problematike mbetet aksi Kavajë-Durrës. Meqenëse kjo është një rrugë pa trafik-ndarëse dhe pa bordure sigurie dhe drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi, janë vendosur 2 autopatrulla të cilat monitorojnë këtë aks. Por, fluksi i madh i emigrantëve këto ditë si dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit e shpejtësia tej normave, veçanërisht e emigrantëve tanë që punojnë në Greqi, vazhdojnë të krijojnë probleme në rrugë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat