Me 169 vota pro dhe 8 kundër miratohet rezoluta e Dik Martit

Kosova

Me 169 vota pro dhe 8 kundër miratohet rezoluta e Dik Martit

Nga: Nga të dërguarit specialë në Strasburg” Elida Buçpapaj e Skender Buçpapaj Më: 24 janar 2011 Në ora: 23:20

(I Plotësuar) Strasburg - Rreth orës 16 h të pasdites Asambleja e Këshillit të Evropës miratoi me shumicë votash draftrezolutën e propozuar në bazë të raportit të Dik Martit. Gjatë shqyrtimit të kësaj rezolute, delegacioni shqiptar në krye me Ilir Rusmajlin paraqiti disa amandamente të cilat u refuzuan me shumicë nga anëtarë e Asamblesë së Këshillit të Evropës. I vetmi ndryshim që iu bë këtij dokumenti ishte ndryshimi i titullit të tij, i cili do të jetë “Hetimi rreth dyshimeve për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të organeve në Kosovë”. Për këtë u pajtua edhe autori i raportit, Dic Marty.

Shumica nga eurodeputetët që morën pjesë në debatin, që u zhvillua sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kanë mbështetur raportin e Dick Martyt rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë nga pjesëtarë të UÇK-së.

Gjatë këtij debati raportuesi Dik Marti iu përgjigj disa prej pyetjeve të delegacionit shqiptar që kishin të bënin me përmbajtjen e rezolutës së delegacionit shqiptar.

Me miratimin e raportit të Dik Martit me titull “Hetimet rreth dyshimeve për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të organeve në Kosovë”, tash ky dokument bëhet zyrtar për Këshillin e Evropës dhe u hap dyert hetimeve të mëtutjeshme.

- - - - -

Në Këshillin e Evropës delegacioni shqiptar pro hetimit dhe kundër raportit të Dick Marty-t

Prej dje në Këshillin e Evropës ka filluar Asambleja Parlamentare, Sesioni i Pare, prej 24-28 janar. Sesioni i parë nisi me fjalën e presidentit te Këshillit te Evropës Mevlut Çavusoglu . Me pas vazhdoi me paraqitjen e ministrit te jashtëm të Turqisë Ahmet Davutoglu dhe Thjorborn Jaglend, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës .

Ky sesion i Këshillit të Evropës është i veçante, pas raportit te Dick Marty, ku pritet te votohet një rezolute rreth tij. Delegacioni i Shqipërisë është kompakt ne qëndrim, pa marre parasysh atë qe ndodhi me 21 Janar. Sot në mëngjes pyetem zotin Kastriot Islami, deputet i PS, nëse 21 janari kishte shkaktuar ndonjë ndryshim ne agjendën e përbashkët të delegacionit shqiptar, por ai na sugjeroi se delegacioni shqiptar ka një qëndrim të përbashkët. Në ditën e pare te sesionit te pare ishte paraqitja ne Këshillin e Evropës e Peticionit, nënshkruar nga 250 mije shqiptare nga te gjitha trevat ne shenje proteste ndaj raportit te Marty-t.

Sot paradite ne sesion parlamentar u mbajt raporti i Dick Marty-t , i cli me pas u shoqërua me diskutime te parlamentareve, te cilat do te vazhdonin edhe pasdite. Në përgjithësi nga parlamentaret u mbështet rezoluta dhe kërkua hetim për raportin. Në fjalimet e parlamentareve te delegacionit shqiptar, te cilit iu bashkua edhe parlamentarja shqiptare nga Maqedonia Ermira Mehmeti Devaja, u kërkua hetim, duke nënvizuar faktin se do te ishte e mjaftueshme qe te pranoheshin 17 amendamentet e Shqipërisë dhe rezoluta te mbetej vetëm ne atë pike, te hetimit.

Ne fjalën e tij Shpëtim Idrizi deputet nga Shqipëria tha se “do të deshte qe beteja e tij në Këshillin e Evropës te kishte të bënte me paqen”. Me tutje ai nënvizoi se « Raporti i Martit është pa asnjë provë: DiK Marty nuk është as prokuror dhe as Dan Brawn. Unë nuk jam dakord me këtë raport . Historia është e mbushur me propagande. Dihet se Milosheviqi ka shkaktuar genocid dhe spastrim etnik ne Kosove, dhe se është Milosheviqi ai qe i ka ndëshkuar shqiptaret ». Dihet mire fakti vazhdoi me tutje Idrizi se « Kosova ka 12 vjet qe monitorohet nga institucionet ndërkombëtare dhe faktori ndërkombëtar ». Ne jemi gati per hetim. Pastaj ai kujtoi se ne Këshillin e Evropës kishin mbërritur një peticion me 250 firma te shqiptareve te cilat janë kundër raportit te Dick Marty-t.

Deputetja shqiptare e Maqedonisë Ermira Mehmeti Devaja tha se raporti nuk është vetëm për ne që jemi këtu ; por edhe për lexuesit e tij jashtë. Dhe sa iu përket lexuesve në terren ,mund të them se raporti ka shkaktuar shqetësime të rënda. Dhe pikërisht është fjala për terrenin ku raporti kërkon të bëhen hetimet. Mënyra e përjetimit të raporti ndikon në rezultatin e hetimeve. Dhe gjëja më e mirë edhe për rajonin tonë është që vetë Kosova të jetë këtu midis nesh, pra të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Për këtë ne duhet t’i gjejmë modalitetet që edhe Kosova të jetë anëtare e KE.

Deputeti i PD, Ilir Rusmajli tha se Shqipëria i ka ndihmuar institucionet ndërkombëtare në Kosovë dhe Tribunalin e Hagës për t’i bërë të gjitha hetimet që kanë dashur në territorin e Shqipërisë. Raporti i Martit nuk është i shtruar mbi terma të sakta juridike. Që të bëhet i zbatueshëm, duhet që në rezolutë të miratohen amandamentet e propozuara nga delegacioni ynë. Pasdite morën fjalën e tyre edhe zonja Trashani dhe zoti Gjiknuri, ku mbizotëroi fryma e njëjtë përfaqësimit unik të delegacionit shqiptar. Sot pasdite do të këtë edhe një konferencë për shtyp Dick Marty.

(Bota sot)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat