Reagime pas miratimit të Raportit të Mart-yt

Kosova

Reagime pas miratimit të Raportit të Mart-yt

Më: 26 janar 2011 Në ora: 00:21

Miratimi i raportit të Dick Mart-yt në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka nxitur reagime nga zyrtarë të lartë të institucioneve në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se miratimi i raportit të Dick Mart-yt, ka dëmtuar imazhin e Kosovës. Krasniqi tha se Kosova do të fokusohet që sa më parë të bëhen hetime rreth këtij raporti, dhe njëherësh ka kërkuar nga EULEX-i të fillojë hetimet rreth këtij rasti.

Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, miratimin e raportit të Mart-yt e ka quajtur të dëmshëm për Kosovën. Isufi tha se raporti i Mart-yt s’është asgjë tjetër, vec se shpifje dhe i montuar politikisht nga Beogradi. Ai tha se Kosova do ta fitoj edhe këtë betejë sikur edhe herëve të tjera.

Miratimin e raportit të Dick Mart-yt në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës, e kanë kundërshtuar të gjitha institucionet në Kosovë, dhe në Shqipëri duke e quajtur atë të pabazë dhe të porositur nga Beogradi. Raporti i Mart-yt është publikuar në kohën kur pritet të fillojnë negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Analistët në Kosovë thonë se ky raport ka për qëllim dobësimin e Kosovës karshi Serbisë gjatë bisedimeve të paralajmëruara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat