Pacolli refuzon ofertën e Thaçit

Kosova

Pacolli refuzon ofertën e Thaçit

Më: 11 shkurt 2011 Në ora: 08:11

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Takimi është zhvilluar në shtëpinë e liderit të AKR-së, Pacolli në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Kreu i PDK-së Hashim Thaçi i ka ofruar Pacollit postin e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ofertë që është refuzuar nga AKR.

Pacolli është lutur nga Thaçi që të heq dorë nga kërkesa për tu bërë president. Megjithatë, ai nuk ka hequr dorë nga insistimi i tij për të marr postin e të parit të vendit. Paralajmërohet për bisedime të reja ndërmjet krerëve të PDK-së dhe AKR-së në mënyrë që të arrihet marrëveshja për krijimin e koalicionit qeverisës.

>> Thaçi ka pranuar ofertën e AKR-së, president Behgjet Pacolli >> Komente (328)

>> AAK-ja në koalicion me PDK-në, vetëm nëse hyn edhe LDK-ja >> Komente (114)

>> LDK nuk pranon propozimin e AAK-së >> Komente (57)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat