AKR-ja prezantoi ofertë për PDK-në

Kosova

AKR-ja prezantoi ofertë për PDK-në

Më: 12 shkurt 2011 Në ora: 17:33

Në kuadër të bisedimeve për koalicionin e mundshëm në mes të Koalicionit për Kosovë të Re dhe Partisë Demokratike të Kosovë, sot u mbajt takimi i dytë i radhës në mes të përfaqësuesve të dy subjekteve politike lidhur me mundësinë e bashkëqeverisjes. “Koalicioni për Kosovë të Re (AKR) i kryesuar nga lideri i saj, Behgjet Pacolli, prezantoi ofertën e tij e cila përmban:

1. Kërkesat legjitime për zbatimin e programit të promovuar gjatë fushatës elektorale. Për të zbatuar këtë program u kërkua hapësira e duhur për të realizuar ndryshimet e domosdoshme për një qeverisje të mirë, zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të imazhit të Kosovës.

2. Respektin e ndërsjellë në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës i bazuar në programin dhe objektivat e përbashkëta të cilat garantojnë sukses dhe stabilitet në qeverisje.

3. Njerëz kredibil dhe kompetent si bartës të funksioneve ekzekutive në dikasteret e Qeverisë.

Gjatë takimit të sotëm nuk ka pasur diskutim për ndarjen e dikastereve apo funksioneve qeverisëse. Konsiderojmë se takimet e radhës në mes të Koalicionit për Kosovë të Re dhe PDK-së, do të zhvillohen në ditët në vazhdim”, tha nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila.

>> PDK-ja me ofertë të re për Pacollin

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat