Knaus: Dialogu rrezikohet nga mosmarrëveshjet në BE

Kosova

Knaus: Dialogu rrezikohet nga mosmarrëveshjet në BE

Më: 10 mars 2011 Në ora: 17:13

“Pyetja kryesore është se a do të jetë në gjendje Bashkimi Evropian ta bëjë më të qartë vizionin që, sikurse Serbia ashtu dhe Prishtina, do ta gjejnë në një të ardhme të afërt veten së bashku nën kulmin e përbashkët të integrimit evropian. Kjo është mënyra themelore për afrimin e Prishtinës dhe Beogradit dhe nëse ky vizion mund të bëhet i qartë nga ndërmjetësuesit evropianë, atëherë mendoj se mund të dalë diçka nga ky dialog - jo vetëm sa i përket atmosferës, por sa u përket rezultateve konkrete”, u shpreh në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus.

I pyetur për të vlerësuar raundin e parë të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, i përfunduar të mërkurën, se cila është pikëpamja e tij për qëndrimet aktuale të Prishtinës dhe Beogradit, Knaus tha: “Mendoj se çështja kryesore në këto bisedime është që negociatat, vërtet të rëndësishme, nuk po bëhen ndërmjet Prishtinës e Beogradit, por ndërmjet Bashkimit Evropian dhe secilës nga të dyja palët. Realisht, është Bashkimi Evropian ai që mund t’i ofrojë Serbisë diçka që është tërheqëse për të, si për shembull avancimi drejt anëtarësimit në BE, në rast se ajo dëshmon fleksibilitet në disa çështje që kanë të bëjnë me Kosovën”.

Ai thotë se po ashtu i takonBashkimit Evropian që t’ia ofrojë Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës një perspektivë më konkrete nga ajo që ekziston aktualisht. “Në njëfarë mënyrë, pyetja kryesore është se a do të jetë në gjendje Bashkimi Evropian ta bëjë më të qartë vizionin që, sikurse Serbia, ashtu dhe Prishtina, do ta gjejnë në një të ardhme të afërt veten së bashku nën kulmin e përbashkët të integrimit evropian”, tha Knaus duke e vlerësuar këtë si mënyrë themelore për afrimin e Prishtinës dhe Beogradit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat