Qytetarët e Kosovës jashtë zonave të rrezikut në Japoni

Kosova

Qytetarët e Kosovës jashtë zonave të rrezikut në Japoni

Më: 11 mars 2011 Në ora: 13:05

Pas ngjarjes së rëndë që përshiu herët në mëngjes Japoninë nga një tërmet shumë i fuqishëm, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës është duke ndjekur me brengosje rrjedhën e zhvillimeve të fundit në Japoni. Këshilltari i ministrit, Artan Behrami tha për mediet se MPJ ka të evidentuar se aktualisht në Japoni gjinden pesë shtetas të Kosovës, përfshirë ambasadorin dhe dy zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, pro ata janë jashtë zonave të rrezikut.

Behrami tha se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës pas marrjes së informatës për fatkeqësinë natyrore të ndodhur sot në Japoni, ka kontaktuar menjëherë Ambasadën e Kosovës në Tokio për të siguruar informata rreth gjendjes së përgjithshme dhe në veçanti rreth gjendjes së shtetasve të Kosovës që jetojnë atje.

“MPJ ka të evidentuar se aktualisht në Japoni gjinden pesë shtetas të Kosovës, përfshirë Ambasadorin dhe dy zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Të gjithë shtetasit kosovarë të identifikuar janë jashtë zonave të rrezikut dhe janë nën përkujdesjen e Ambasadës së Kosovës në Tokoi”, ka thënë ai.

Më tutje, MPJ njofton të gjithë shtetasit të cilët kanë të afërmit e tyre në Japoni të kontaktojnë shtabin e krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrat: +381 38 200 11034; +377 44 414 377; 377 44 355 292 ose në email: [email protected]

Ndryshe tërmeti në Japoni ndodhi sot në mëngjes herët rreth orës 3.00 dhe fuqia e tërmetit ishte i një fuqie prej 8.9 ballë sipas shkalles Rihter.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se intensiteti preliminar i tërmetit ishte 8.9 shkallë, dhe se kishte goditur në thellësi prej 10 kilometrash, në Honshu të bregut lindor të Japonisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat