Minisri britanik Hague: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, hap drejt anëtarësimit në BE

Kosova

Minisri britanik Hague: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, hap drejt anëtarësimit në BE

Nga: Nefail MALIQI Më: 11 mars 2011 Në ora: 23:35

Në sesioni e sivjem të Këshillit të OKB-së në Gjenevë ku po ndiqet nga personalitete të larta botërore, kur dikur flitej për Kosovën mbi diskriminimin e të drejtave të shqiptarëve nga Serbia, sot diplomatët botëror flasin ndryshe, flasin për perspektivën e dy vedneve si dy shtete, pra Kosovën dhe Serbinë drejt Bashkimit Evropian. Përveq ministrit serbë Jeremiq situatën në Kosovë diplomatët botëror në Gjenevë e kanë cilësuar të mirë dhe stabile ku në rajoin është bërë progres.

Kështu mendon edhe Minsitri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe z.Wiliams Hague. Pyetjes sonë se cfarë pret nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, shefi i diplomacisë britanike për "Bota sot" është përgjigjur, se : Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar me vite të tëra ka investuar dhe punuar instensivisht me palët në rajon për të ulur në tavolinën e bisediemeve përfaqësuesit nga Prishtina dhe Beogradi.

Fillimi i dialogut, sipas ministrit britanik, palëve dhe mbarë ballkanit do t'ju ofrojë një perspektivë të re drejt bashkimit Evropian. Duke përshëndetur krijimin e insititucioneve të reja të Kosovës, në vazhdim z.Hague theksoi se ‘’Vitin e kaluar kur isha në Beograd, kisha takuar presidentit serb Tadiq dhe e sygjerova atë se vetëm dialogu me Prishtinën mud t'i hap rrugët e Serbisë drejt BE-së dhe integrimeve tjera ndërkombëtare. Me fillimin e dialogut mes Kosovën, duket se Serbia ka pranuar serozisht mesazhet e Londrës dhe Burksellit.

Ulja e palës serbe dhe kosovare në tavolinën e negociatave si dy shtete të barabarta dëshmon se dy vendet janë të gatshme për integrime dhe se dilaogu mes Kosovës dhe Serbisë i hap rrguën dy vendeve për anëtarësim sa më të shpejtë në BE.." ka deklaruar shefi i diplomacisë britanike z.Wiliam Hague

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat