Patatja e Kosovës, ul çmimin e saj në Serbi

Kosova

Patatja e Kosovës, ul çmimin e saj në Serbi

Më: 14 mars 2011 Në ora: 12:43

Eksporti i patates së Kosovës ka ulur çmimin e saj në Serbi, i cili është madje për 30 për qind më i lartë se në Evropë.

Siç shkruajnë mediet serbe, prodhuesit e patates nga Kosova, e shesin atë në Serbi për 38 centë kg, gjë që pa këto sasi çmimi me shumicë në Serbi qëmoti do të ishte mbi 60 dinarë (rreth 60 centë).

"Ata (kosovarët) e furnizojnë edhe tregun e Shqipërisë me rreth 7.000 tonë", shkruajnë mediet.

Tregun evropian thuhet se ka çrregulluar kërkesa e madhe nga Rusia, e cila që në vjeshtë ishte rreth katër milionë tonë. Ditë më parë, shumë kamionë nga Serbia janë vërejtur të ngarkuar me patate në Pestovë të Vushtrrisë, që është prodhues i madh i kësaj kulture bujqësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat