ESK u bënë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në procesin e regjistrimit

Kosova

ESK u bënë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në procesin e regjistrimit

Më: 13 prill 2011 Në ora: 14:07

Enti i Statistikave të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit edhe njëherë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, në kohën kur kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë deri në përfundimin e këtij procesi.

Në një konferencë për media zyrtarë të ESK-së kanë bërë të ditur se pas përfundimit të regjistrimit, pritet të fillojë procesi i anketimit si mjet për vlerësimin e kualitetit të mbulueshmërisë dhe përmbajtjes së regjistrimit. Ndërkaq, sa i përket veriut, është thënë se ky proces pritet të fillojë edhe atje dhe në rast se serbët do të vazhdojnë të bojkotojnë edhe më tutje këtë proces, atëherë isntitucionet e Kosovës nuk do të presin deri në pafundësi për të nisur procesin e regjistrimit edhe atje.

Zyrtarët e Entit të Statistikave dhe Ministrisë së Administratës Publike kanë bërë të ditur se deri më 10 prill, rreth 1.5 milionë qytetarë janë regjistruar. Zyrtarët e këtyre dy institucioneve e vlerësojnë të rregullt mbarëvajtjen e deritashme të procesit, por pranojnë se ka pasur raste kur qytetarët kanë ngurruar t`i përgjigjen regjistrimit. Mirëpo edhe sot në veri të vendit, banorët serbë të kësaj ane, vazhdojnë ta bojkotojnë procesin e regjistrimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat