Kurti refuzon të takohet me shefin e ekipit serb

Kosova

Kurti refuzon të takohet me shefin e ekipit serb

Më: 11 maj 2011 Në ora: 09:58

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviq nesër (e enjte) do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarët e lartë shtetëror të Kosovës.

Stefanoviq gjatë qëndrimit në Prishtinë, do të takojë homologen e tij nga bisedimet, Edita Tahiri dhe udhëheqësit e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e pakicës serbe.

Vizita është pjesë e përgatitjeve për raundin e katërt të bisedimeve Prishtinë Beograd më 17 e 18 maj. Sipas mediave serbe, gatishmërinë për t'u takuar me Stefanoviqin e kanë shprehur pothuajse të gjithë shefat e partive politike në Kosovë, përveç liderit të Vetëvendosjes, Alkbin Kurti, i cili vizitën e konsideron si provokim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat