Ahmeti,VV: Vizita e Stefanoviqit ofendim për qytetarët e Kosovës

Kosova

Ahmeti,VV: Vizita e Stefanoviqit ofendim për qytetarët e Kosovës

Më: 11 maj 2011 Në ora: 15:09

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se vizita zyrtare e kryenegociatorit serb Borko Stefanoviq në Kosovë është ofendim për qytetarët e Kosovës.

Shpend Ahmeti, anëtar i kësaj lëvizjeje, gjatë një konference për media të mërkurën ka thënë se është ofenduese për qytetarët e Kosovës që vendi të vizitohet nga një zyrtari i një shteti i cili nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, dhe se kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës bënë kompromise të tilla.

“Ne jemi kundër këtyre negociatave, sepse këto janë negociata pa parime dhe pa kushte dhe tani një zyrtar i një shteti, i cili nuk e pranon Republikën e Kosovës do të vijë dhe do të pritet me meritat më të larta tek institucionet më të larta qeveritare. Në bazë të informatave që i kemi sot edhe zëvendës kryeministri i Republikës së Kosovës po e pret zotin Stefanoviq. Ku do të takohen, me çfarë flamuj dhe si do të ndodhë kjo mbetet të shihet, por nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës Thaçi bënë kompromise të tilla, prandaj edhe kjo nuk më erdhi çudi. Këtë ne e quajmë vetëm një ofendim më shumë se sa provokim për qytetarët e Kosovës”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat