Kuçi- Stevanoviq, për të gjetur klimë positive

Kosova

Kuçi- Stevanoviq, për të gjetur klimë positive

Më: 12 maj 2011 Në ora: 17:51

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim, shefin e delegacionit të Serbisë në bisedime teknike me Kosovën, Borko Stefanoviq.

Në këtë takim, u bisedua për tema të cilat rrjedhin nga takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen në Bruksel, ku të dy palët shprehen vullnetin dhe gatishmërinë, për të vazhduar takimet e karakterit teknik dhe për të kërkuar zgjidhje që i preokupojnë qytetarët e të dyja palëve, në interes të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimeve evropiane.

Zëvendëskryeministri Kuçi, shprehi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi, për të krijuar klimë pozitive, që palët të gjejnë interesin reciprok.

Nga ana e tij, kryenegociatori i Serbisë, Stefanoviq, e falënderoi Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, për pritjen gjatë vizitës së tij dhe premtoi që do të kontribuojë pozitivisht në dinamiken e bisedave të karakterit teknik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat