U shënua 12-vjetori i masakrës mbi të burgosurit shqiptar

Kosova

U shënua 12-vjetori i masakrës mbi të burgosurit shqiptar

Më: 22 maj 2011 Në ora: 15:26

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, mori pjesë në shënimin e 12 - vjetorit të masakrës mbi të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës. Të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe deputë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë komunash, të mbijetuar dhe familjarë të të vrarëve të kësaj masakre.

Me këtë rast, ministri Kuçi, tha së të gjithë ata që kanë përgatitur masakrën e Burgut të Dubravës, për veprat e tyre do të ndëshkohen, gjegjësisht do të përgjigjën penalisht.

“Shumica e njërzve që kanë qenë në burg, kanë qënë të burgosur për qëllime politike dhe, kjo, që ka ndodhë në Burgun e Dubravës në vitin 1999 është rast i rrallë, pasi kjo në botën moderne nuk ndodh, sepse edhe terroristët më të mëdhenj në botë nuk trajtohen kështu. Andaj, përgjegjësia penalë për të gjithë ata që kanë bërë veprime të tilla herdokur ka për të ndodhur”, theksoi ministri Kuçi.

Ndërsa, i mbijetuari i kësaj masakre, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, shpalosi përkujtime nga dita e masakrës.

“Në këtë vend, ku jemi sot, më 22 maj 1999, përkatësisht në mëngjesin e kësaj dite, ka ngjarë masakra më e tmerrshme që ka mundur të ndodhë ndonjëherë. Këtu, na kanë thirrë dhe na kanë renditur gardianët dhe në turmen e të burgosurve kanë gjuajtur nga të tri anët, andaj këtu nuk ke mund të shikosh asgjë përveç tym dhe gjak. Por, sot pas 12 vjetëve ne e kujtojmë këtë masakër dhe e falënderoj Ministrin e Drejtësisë dhe instituciionet tjera që të paktën është bërë një sensibilizim kësaj radhe më i madh për atë që ka ndodhë 12 vjet më parë në Burgun e Dubravës”, tha deputeti Hasani.

Ministri Kuçi, u shpreh se në vendin ku ka ndodhë masakra, do të vendosët një pllakë përkujtimore në shënjë përkujtimi për të vrarët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat