Certifikohen 44 oficerë të lartë të Ushtrisë së Kosovës

Kosova

Certifikohen 44 oficerë të lartë të Ushtrisë së Kosovës

Më: 27 prill 2009 Në ora: 16:37

Prishtinë, Ushtrisë së Republikës së Kosovës, FSK, i shtohen edhe 44 oficerë të lartë. Kjo është konfirumar të hënën në Prishtinë, pas përfundimit të suksesshëm të stërvitjeve pesëjavore. Në këtë kontekst, në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në mënyrë solemne është bërë certifikimi i 44 oficerëve të lartë të gjeneratës së parë, të gradave nën-kolonel dhe major.

Stërvitjet dhe aftësimi oficerëve të lartë është mbajtur në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Prishtinë dhe kanë qenë të drejtuara nga oficerë të NATO-s.

Zyra për informim e Ministrisë së FSK-së bënë të ditur se pas certifikimit, këta oficerë do të kthehen nëpër njësitë e tyre, për të përcjellë njohuritë e fituara gjatë kohës së trajnimit tek pjesëtarët tjerë dhe për t’i zbatuar ato njohuri në praktikë.R.B.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat