Tre serbë të arrestuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës

Kosova

Tre serbë të arrestuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës

Më: 29 prill 2009 Në ora: 12:38

Mitrovicë, Policia ka arrestuar tre serbë në Leposaviq, për të cilët dyshohet së kanë shtënë më armë zjarri ndaj një patrulle policore më 18 prill. Sipas hetuesve policorë, tre të dyshuarit nga rrethi i Leposaviqit, janë arrestuar mbi bazën e dyshimit të përfshirjes së tyre në rastin e sulmit të armatosur ndaj policisë dhe në rastin e vjedhjes. Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike (pushkë mitraloz) të kalibrit 7.62 mm, së bashku me 147 copë fishek të kalibrit të njëjtë. Të arrestuarit mund të jenë të dyshuarit e mundshëm për përfshirjen e tyre në rastin e sulmit të armatosur ndaj zyrtarëve policorë si dhe në rastin e një vjedhjeje. Ndryshe sulmi ndaj patrullës policore ishte kryer më 18 prill, me armë zjarri nga tre persona të panjohur dhe të armatosur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në fshatin Kamenicë, të Leposaviqit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat