Komuna e Preshevës nuk mund të përcaktojë studentët

Kosova

Komuna e Preshevës nuk mund të përcaktojë studentët

Më: 24 qershor 2009 Në ora: 17:58

Preshevë, 24 qershor

Me anë të një shkrese zyrtare dërguar Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë si dhe ambasadës së saj në Beograd, nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit dhe kryetarit të asamblesë komunale Jonuz Musliut kundërshtohet shkresa e dërguar nga Komuna e Preshevës për regjistrimin e studentëve atje. Kamberi dhe Musliu, në shkresën e tyre të 23 qershorit kanë kërkuar, që të mos merret parasysh kërkesa zyrtare e dërguar nga komuna e Preshevës drejtuar Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë pasi që ajo nuk përputhet realitetin, sepse ajo kërkesë anashkalon plotësisht mundësin e regjistrimit të studentëve të komunës së Medvegjës si dhe është kufizuar konkurrenca e drejt studentëve. “Askush nuk e ka të drejtën t’i seleksionoj studentët, as komunat e as partitë politike, por testimi i aftësive është bazë për seleksionimin e studentëve sipas aftësive të treguara në testim, kur dihet se Komuna e Bujanocit dhe ajo e Medvegjës janë më të prekura nga mungesa e kuadrove deficitare”, thuhet në letrën dërguar nga drejtuesit e Bujanocit. Kjo dëshmon edhe njëherë mospajtueshmërinë dhe përçarjet e vazhdueshme të shqiptarëve. / K. M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat