Kuvendi i Preshevës: Po bastisen dhe dhunohen shqiptarët

Kosova

Kuvendi i Preshevës: Po bastisen dhe dhunohen shqiptarët

Më: 19 korrik 2009 Në ora: 13:04

Kuvendi i Komunës së Presjeves denoncon veprime të dhunshme të xhandarmërisë serbe pas dy shpërthime të dy javëve të fundit në jug të Serbisë. Kuvendi miraton nje dokumentin ku kërkohet "që të ndërpriten veprime brutale, largimin pa kushte të xhandarmërisë, si dhe fillimin e bisedimeve ndërmjet faktorit politik shqiptar dhe qeverisë serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar, për tejkalimin e situatës së krijuar.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Preshevës, me rastin e bastisjeve dhe arrestimeve të fundit pas shpërthimeve që kanë ndodhur, shprehin shqetësimin e tyre ndaj veprimeve jodemokratike të forcave të xhandarmërisë dhe atyre speciale gjatë bastisjeve në familjet shqiptare, ku është përdorur edhe forcë e tepruar", thuhet në dokumentin e miratuar në mbledhjen e djeshme, që iu dërgua qeverisë së Serbisë, ambasadave të akreditura në Beograd dhe OSBE-së.

Kuvendi i Komunës kërkon "që të ndërpriten veprime të tilla brutale, largimin e pa kushte të xhandarmërisë, si dhe fillimin e bisedimeve ndërmjet faktorit politik shqiptar dhe qeverisë serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar, për tejkalimin e situatës së krijuar", bëhet e ditur në njoftimet nga Presheva.

Kuvendi Komunal i Preshevës ka votuar unanimisht edhe për thirrjen e një seance të këshilltarëve të tri kuvendeve të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë) për javën e ardhshme për të diskutuar lidhur me situatën aktuale në rajon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat