Kurti: Protokolli EULEKS- Beograd pa dijeninë e Kosovës

Kosova

Kurti: Protokolli EULEKS- Beograd pa dijeninë e Kosovës

Më: 7 shtator 2009 Në ora: 00:44

EULEKS-i ka përgatitur protokollin e bashkëpunimit me ministrine e Brendshme te Serbise pa dijenine e institucioneve te Kosoves qe prej 3 muajsh dhe per interesat e ngushta te Beogradit. Kjo eshte vetem nje prej akuzave qe lideri i vetëvendosjes Albin Kurti i adreson misionit evropian ne Kosove kunder te cilit me bashkepunetoret e tij vetem pak dite me pare organizoi nje proteste te fuqishme.

“Ky protokoll është shumë i dëmshëm duke qenë se Kosova nuk përfiton asgjë. Ndërkaq Serbia, përveç informatave të shumta që merr për Kosovën, në bazë të këtij protokolli policia serbe praktikisht duhet të ketë qasje në bazëb e të dhënave të policisë së Kosovës për të gjithë banorët e Kosovës. Në një njëjtën kohë Serbia eleminon kushtin e parë për liberalizimin e vizave. Kushti kryesor që i vihet Serbisë është pikërisht ky, protokoll për bashkëpunimin policor, që nëse nënshkruhet do të pasohet edhe me dy protokolle të ngjashme, njëri për bashkëpunim në aspektin e doganave dhe tjetri për çështjen e kufijve. Ky protokoll është i dëmshëm edhe në faktin që i referohet kufirit mes Kosovës dhe Serbisë si kufi administrativ dhe jo si kufi ndërkombëtar” tha Kurti.

Kurti akuzon edhe drejtuesit e institucioneve te Kosoves per apati ne reagimin e tyre kunder protokollit ne fjale. “Kundërshtimi që bëjnë politikanët e Kosovës është deklarativ dhe verbal. Është një ‘jo’ e butë. Diferenca themelore nuk është ndërmjet kundërshtimit dhe pranimit, por ndërmjet kundërshtimit të butë dhe kudnërshtimit serioz. Aktualisht nënshkrimi i protokollit vetëm është spostuar, por procesi për nënshkrimin e tij nuk është ndalur ende. Derisa nuk ndalen ata me protokollet e tyre nuk do të ndalemi as ne me protestat dhe demostratat tona” tha Kurti.

Sefundi drejtuesi i Vetëvendosjes paralajmeroi protesta edhe me te forta jo vetem kunder EULEKS-it por edhe kunder institucioneve te Kosoves nese protokolli i bashkëpunimit me ministrine e brendshme te Serbise hyn ne fuqi. / as /

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat