EULEX: Marrëveshja në fazën finale

Kosova

EULEX: Marrëveshja në fazën finale

Më: 11 shtator 2009 Në ora: 11:38

Misioni i EULEX-it thotë se çështja e marrëveshjes për bashkëpunim policor ndërmjet misionit të BE-së në Kosovë dhe Serbisë është në fazën finale.

Zëdhënësja e këtij misioni në Prishtinë, Karin Limdal tha sot se “e konfirmonte që EULEX-i është në pritje të finalizimit të marrëveshjes”.

Nënshkrimi i marrëveshjes teknike për bashkëpunim ndër-kufitar ndërmjet policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Kuintit, të cilat konsiderojnë se nënshkrimi i marrëveshjes është në përputhje me mandatin e EULEX-it në Kosovë.

Ndërkaq Prishtina zyrtare e ka kundërshtuar këtë marrëveshje duke e cilësuar atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat