EULEX-i përshëndet deklaratën e Sejdiut dhe të Thaçit

Kosova

EULEX-i përshëndet deklaratën e Sejdiut dhe të Thaçit

Më: 12 shtator 2009 Në ora: 14:56

EULEX-i ka përshëndetur deklaratën e përbashkët të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hashim Thaçi. Përmes një komunikate për media, misioni evropian në Kosovë, është shprehur i kënaqur me vullnetin e institucioneve të Kosovës për të punuar me EULEX-in dhe institucionet tjera evropiane në vend.

“Siç kemi thënë më herët , marrëveshjet për bashkëpunim policor me Beogradin janë të karakterit teknik dhe është me rëndësi të theksohet se EULEX është këtu për të mbështetur Kosovën në zbatimin e ligjit dhe asnjëherë nuk do të ndërmerrte ndonjë hap, i cili do të dëmtonte Kosovën”- thuhet në komunikatën e lëshuar në orët e vona nga EULEX

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat