PD: Protokolli shkelje e sovranitetit të shtetit të Kosovës

Kosova

PD: Protokolli shkelje e sovranitetit të shtetit të Kosovës

Më: 13 shtator 2009 Në ora: 17:04

PD konsideron se nënshkrimi i protokollit të Misionit EULEX pa nënshkrimin e njëkohshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës paraqet shkelje të sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe është indikator i qartë se çështja e pavarësisë së vendit për Bashkësinë Evropiane është ende diskutabile. Me këtë veprim BE ka treguar se në proceset e integrimeve Evropiane Kosova nuk trajtohet si shtet por si territor nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkësisë Evropiane, që është e papranueshme për shumicën substanciale të qytetarëve të saj.

PD përshëndet angazhimin e Misionit EULEX në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërkon nga institucionet e vendit vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me faktorin ndërkombëtar në këtë drejtim. Njëkohësisht, PD kërkon refuzimin e zbatimit të këtij Protokolli në pikat që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Partia e Drejtësisë mbështeti iniciativën e Presidentit Sejdiu që fushata zgjedhore të zgjasë 3 jave duke e konsideruar si kohë të mjaftueshme për shpalosjen e programeve zgjedhore të kandidateve dhe të partive politike dhe si kontribut i drejtpërdrejtë për zvogëlimin e kostos së shpenzimeve të paarsyeshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat