Sejdiu: Nuk implementohet asgjë që është kundër interesave të Kosovës

Kosova

Sejdiu: Nuk implementohet asgjë që është kundër interesave të Kosovës

Më: 14 shtator 2009 Në ora: 17:16

Ndërkohë që përballë ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës protestohej kundër nënshkrimit të protokollit EULEX Serbi, presidenti Fatmir Sejdiu pas takimit me krerët e partive politike ka përsëritur qëndrimin e institucioneve të Kosovës për këtë protokoll, duke ritheksuar se institucionet e vendit tonë nuk kanë qenë pjesë e pjesë e kësaj marrëveshje.

Sejdiu ka theksuar se institucionet e Kosovës e kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre edhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ndërkohë që ka shprehur përkushtimin e institucioneve për të bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare, edhe me EULEX in, edhe me Bashkimin Evropian edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë në dobi të Kosovës.

"Asgjë që do të jetë e kundërt me interesat e qytetarëve dhe institucioneve të vendit, me interesat e Kosovës për ne do të jetë e paimplementueshme. Kjo është ajo që e kemi thënë prej fillimit, e themi edhe në këtë kohë, do ta themi edhe nesër. Prandaj është me rëndësi që ne të ecim në procese të rëndësishme edhe të luftimit të krimit të organizuar, edhe të korrupsionit, edhe të funksionalizimit të doganave në interesin e Kosovës, edhe në aspektet tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e ligjitö, ka thënë Sejdiu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat