Gashi: Gjendja e Gripit mos të politizohet

Kosova

Gashi: Gjendja e Gripit mos të politizohet

Më: 6 nëntor 2009 Në ora: 16:48

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi kërkon që gjendja e Gripit në asnjë rrethanë mos të politizohet, ka theksuar zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Nemanja Vujoviq, gjatë qëndrimit të tij të sotëm në Graçanicë, ku me autoritetet lokale të Shtëpisë së Shëndetit aty ka biseduar rreth situatës epidemiologjike, pas konfirmimit nga kjo shtëpi e Shëndetit të tri rasteve pozitive të Gripit A H1N1, të regjistruara në vendbanimet e banuara kryesisht me serbë.

Zëvendësministri Vujoviq, ka ofruar edhe një herë gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës që të ofrojë ndihmën e duhur mjekësore edhe për qytetarët serbë në rastet eventuale të Gripit A H1N1, duke i furnizuar me barna dhe material mbrojtës.

Gjatë ditës së sotme, Zyrtarë të Departamentit Farmaceutik të MSh së kanë kontaktuar me drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit në Graτanicë, Rada Trajkoviq, për të parë nëse do të ketë nevojë për furnizime të tjera mjekësore në këtë lokalitet.

Ajo ka thënë se nuk do të hezitojë të kërkojë ndihmë nëse paraqitet nevoja, ndërkohë që ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për ofrimin e medikamentit Tamiflu, që kësaj qendre i është shpërndarë të enjten nga Ministria e Shëndetësisë.

MSH ka furnizuar Shtëpinë e Shëndetit në Çagllavicë me 100 kuti Tamiflu, ndërkohë që ka ofruar ndihmë sipas nevojës edhe me material shpenzues dhe mjete mbrojtëse.

Situata epidemiologjikë në Kosovë mbetet e qetë dhe zyrtarët e IKSHP së, po e monitorojnë atë për çdo ditë.

Prandaj, siguron qytetarët se nuk ka nevojë për panik dhe se Ministria po i zbaton të gjitha masat e rekomanduara nga OBSH për menaxhimin e pandemisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat